Naim Abazi ka zgjedhur fjalë të veçanta për ta uruar bashkëshorten e tij, Mihrijen, me rastin e ditëlindjes.
Përmes një dedikimi emocionues, ai i ka shprehur dashurinë dhe vlerësimin, duke e cilësuar si një person të pazëvendësueshëm në jetën e tij.
Në urimin e tij, Naimi i dëshiron Mihrijes shëndet, lumturi dhe jetë të gjatë, duke mos kursyer fjalët e ëmbla për të.
Dedikimit të tij i janë bashkuar edhe Platori dhe Tringa, duke i uruar Mihrijes edhe 100 vite të lumtura.



