Do të bëjmë gjithçka që të gjendet zgjidhje, por në asnjë mënyrë në llogari të çështjeve për të cilat kemi thënë se janë linjat tona të kuqe, ndërsa këto janë gjuha dhe identiteti maqedonas, porositi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. “Dëshirojmë zgjidhje e cila do të jetë e qëndrueshme dhe e dobishme për të dyja vendet. Çfarëdo qoftë zgjidhje e cila prek në këto çështje, do të jetë arsye për mosbesim shtesë, e jo arsye për energji dhe besim të ri në marrëdhëniet midis nesh dhe Bullgarisë”, tha Shekerinska. Në konferencë për shtyp në Qeveri, Shekerinska potencoi se në…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e Flamurit. “Të dashur shqiptarë, 28 Nëntori, festa e shumfishtë për kombin, edhe pse këtë vit po shënohet nën hijen e pandemisë, na bashkon si gjithmonë, për t’i festuar në mënyrë modeste ngjarjet historike, që lidhen me heroin tonë kombëtar, Skënderbeun dhe kohën kur i kthehet atdheut, Ismail Qemalin me shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë dhe Komandanti Adem Jashari më luftën e UÇK-së. Të gjitha këto ngjarje të lavdishme, pa Flamurin kuq e zi, me shqiponjën dykrenare, nuk do e kishin shkëlqimin që e kanë, e as…
Policia ka rënë në gjurmë të grabitësve të makina në Shkup. ALSAT nga burime brenda policisë mëson se strukturën organizative të formuar nga shtetasi SH.N banues në Komunën e Likovës, i njohur për veprimtari kriminale edhe në vendet e Evropës, si Gjermani dhe Zvicër, si dhe i dënuar paraprakisht për vepra penale të ngjashme. Dy persona të tjerë me inicialet D.A nga Kumanova dhe A.A nga Shkupi, për të cilin burime nga grupi hetimor flasin se është taksi, kanë qenë pjesë e grupit të shtetasit SH.N për grabitjen tashmë të disa makinave të tipit Volksvagen dhe të tjera kryesisht në…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot do të jetë për vizitë në Prilep ku do të bisedojë me kryetarin e Komunës së Prilepit, Ilija Jovanovskit për gjendjen aktuale me coronavirusin. Pas rritjes së numrit të të infektuarve, Jovanovski kërkoi masa kufizuese shtesë në qytet. Ministri dje në konferencë për shtyp tha se gati dy e treta e qyteteve ka ulje të rasteve të reja, ndërsa qytetet me gjendje kritike mbeten Kumnaova, Shtipi, Prilepi, Manastiri dhe Shkupi. Vlerësimi i epidemiologëve, siç theksoi ministri, është se momentalisht nuk nevojiten masa kufizuese shtesë në Prilep dhe Manastir./Telegrafi/
Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit. Dita e Flamurit është festë që i bashkon shqiptarët anekënd botës, është festë mbi të cilën e ndërtuam shtetin, kombin dhe identitetin tonë mbarëkombëtar. E gëzofshim për mot e jetë 28 Nëntorin. Urime!
Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në rajonin e Gostivarit e detyroi drejtorinë e spitalit “Ferid Murad” t’i rrisë kapacitetet për akomodim të të sëmurëve me Kovid-19 në Repartin e Neurologjisë. Në dispozicion do të vihen edhe njëzet punonjës shëndetësorë dhe njëzet shtretër spitalorë. “Duke pasur parasysh gjendjen alarmante të rritjes së numrit të të sëmurëve me Kovid-19 në Gostivar dhe më gjerë sot më 27.11.2020, drejtori i spitalit dhe grupi koordinues, morën vendim si qendër për kovid të jetë edhe Reparti i Neurologjisë. Prej sot në funksion do të jenë mbi 20 shtretër dhe mbi 20 punonjës…
Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski sot bëri të ditur se do të ketë protestë të re në të cilën do të kërkohet dorëheqja e Zaevit. Protesta do të fillojë në ora 12:30 në dy vende në Shkup, në sallat sportive Boris Trajkovski dhe Jane Sandanski dhe do të përfundojnë para Qeverisë. Ndryshe, OBRM-PDUKM ditë me radhë proteston për, siç thonë ata, t’i mbrojtur linjat e kuqe për mbrojtjen e identitetit maqedonas./Telegrafi/
Në të gjithë territorin e vendit në 24 orët e fundit janë regjistruar 549 gjoba për mosmbajtjen e maskës. Ministria e Punëve të Brendshme iu bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e Covid-19.
Sot 108 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti u mbaj më 28 nëntor 1912, me aktin s shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit. Por, për fat të keq, Qeveria e Vlorës pati një jetë të shkurt, pasi pak më shumë se një vit Qeveria e Vlorës u detyrua të tërhiqet dhe t’ i lëshoj vend një…
Gjatë 24 orëve të fundit, në Maqedoninë e Veriut, janë kryer 3084 teste dhe 1093 raste të reja të Covid-19. Kanë ndërruar jetë 28 pacientë, nëntë pacientë nga Shkupi (54, 71, 80, 62, 86, 82, 70, 82 dhe 62 vjeç), katër pacientë nga Kumanova (76, 78, 69 dhe 85), një pacientë nga Dibra (82), një nga Shtipi (61), pesë pacientë nga Tetova (83, 72, 74, 62 dhe 64), një nga Struga (57), një nga Velesi (70), një nga Ohri (39), dy nga Gostivari (69 dhe 53), një nga Strumica (55), një nga Kratova (74) dhe një pacient nga Resnja (69).…
Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dënon ashpër aktin vandal të përdhosjes së monumentit në Ohër për viktimat e aksidentit tragjik me anijen “Ilinden”, në të cilën kishin pësuar turistët bullgarë më 5 shtator 2009. Shërbimet përgjegjëse janë informuar dhe së shpejti do të zgjidhin këtë krim të individëve të papërgjegjshëm dhe dashakeqës, që të mundemi me dinjitet ta kujtojmë këtë tragjedi. Dyert e Ohrit historik mbeten të hapura për të gjithë turistët, e në veçanti gjithmonë janë të mirëseardhur miqtë tanë nga Bullgaria fqinje.
Pas disa muajve maltretime, arsimtari shqiptar nga Kumanova, Sedat Zulbehari, ka fituar drejtësinë para organeve të gjyqësisë. MBP paraprakisht kishte kërkuar ngritjen e padisë penale për falsifikim diplome ndaj Sedat Zulbeharit si ish i punësuar në Sh.F. Bajram Shabani në Kumanovë. Mirëpo pas procesit hetimor dhe mbledhjes së dëshmive për dallim nga inspektorati i arsimit dhe MBP të zhvilluar nga Prokuroria themelore në Kumanovë, është konfirmuar se diploma e tij nga Universiteti i Prishtinës është VALIDE . Kolegët e Sedatit thonë se rasti ka pasur prapavijë. “Prokuroria ka dëshmuar se arsimtari ka diplomë të rregullt nga UP. Kjo si doket…

