Juristi 35 vjecar, NEHAT NUHI vjen nga Saraji i Shkupit-kuadër i BDI –së Dega Saraj. zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë u emërua si ushtrues detyre, drejtor (Organizativ) ekonomik në Klinikën univerzitare për Radioterapi dhe Onkologji shkruan portali AMERIKA-RADIO. Ai ka mbaruar me sukses Fakultetin Juridik në Fakultetin Juridik ‘’Justiniani I Parë’’ pranë Universitetit Shtetëror “Cirili dhe Metodi” në Shkup dhe më pas plot vite ka punuar si jurist i shkëlqyer në Komunën e Sarajit dhe kohën e fundit ka pasur pozitën e udhëheqësit në sektorit juridik. Ka kryer praktikë profesionale ne Gjykatën themelore Shkupi 2 – Shkup. Që nga viti…
Author: Hamdi Kumanova
“Vendi juaj tregoi se është aleat i besueshëm në NATO dhe mik i madh i SHBA-së. Qasja e vendit tuaj në BE mbetet interesi ynë i lartë i përbashkët dhe ne do të vazhdojmë të përfaqësojmë këmbënguljen dhe mbështetjen së bashku me partnerët tanë evropian për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare gjatë kohës së kryesimit gjerman me BE. SHBA i ndjek dhe i kupton sfidat dhe çështjet e ndërlikuara nëpër të cilat po kalon procesi. Maqedonia e Veriut edhe deri më tani ka treguar se nuk lëshon pe kur është e domosdoshme të përfundojnë me sukses proceset e nevojshme…
VMRO DPMNE ka deklaruar se çdoherë kur ministri Venko Filipçe lavdërohet se ka kaluar piku, kemi rekord të zi siç është ky me 41 të vdekur. Ata shtojnë se për shkak numrit të madh të të infektuarve dhe të vdekurve, Filipçe dhe Ministria e Shëndetësisë vonë në mbrëmje i publikojnë rezultatet. “Gënjeshtrat e kryeministrit në ikje dhe Filipçe janë se gjithçka është nën kontroll dhe kështu kemi 1.699 të vdekur”, thonë nga kjo parti. Ata shtojnë se qytetarë me temperaturë të larë presin para Covid Qendrave në temperatura minus, ndërsa Filipçe bën propagandë dhe se joserioziteti i ministrit kushton me…
Gjithsej 281 masa janë shqiptuar dje vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit, midis të cilëve 33 shoferë pa patent shoferë, 16 për automjete teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara dhe nëntë sanksione për drejtim të automjetit nën ndikim të alkoolit, bëri të ditur MPB-ja. Janë shqiptuar 52 masa për parkim të parregullt dhe janë larguar 33 automjete me automjetin special “karrotrec”. Për mosmbajtje të maskës janë shqiptuar 33 sanksione. “Kontrollet e përforcuara në trafik vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel qytetarëve t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat që ta rrisim sigurinë në trafik”, theksojnë nga Ministria.
Ndryshimet e ligjit për marrëdhënie pune me të cilat parashikohet pensionimi i obligueshëm në moshën 64 vjeçare, të dorëzuara nga grupi i deputetëve, u futën në procedurë kuvendore dhe e kaluan leximin e parë. Përjashtime në sektorin publik do të ketë për kuadrot deficitare nga fusha e shëndetësisë dhe në arsimin e lartë, por ajo do të rregullohet me ligje tjera. Biznesi kërkon që përcaktimi për pensionim të parakohshëm të mos vlejë për sektorin real, por vetëm të lihet mundësi që çështja të rregullohet me marrëveshje ndërmjet punëdhënësit dhe punëtorit, që është në linjë të propozuesve të ligjit dhe të…
Një mijë e njëzet e dy raste të reja me Kovid-19, 41 të vdekur dhe 680 të shëruar Një mijë e njëzet e dy raste të reja me Kovid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit, kanë vdekur 41 persona, ndërsa janë shëruar 680 pacientë. Në 24 orët e fundit janë bërë 3127 testime. Gjithsej numri i të diagnostikuarve në vendin tonë, që nga fillimi epidemisë arrin në 60723, numri i pacientëve të shëruar është 37505, të vdekurve 1699, ndërsa numri i rasteve aktive arrin në 21519.
Gjithsej 1248 pacientë me Kovid-19 shërohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në mbarë vendin, ende ka shtretër të lirë. Të gjitha repartet e klinikave spitalore disponojnë edhe me vende spitalore deri te të cilat ka furnizim të oksigjenit. Tani për tani nuk mendohet për restriksione të reja, sepse kështu masat e dimensionuara gradualisht e stabilizojnë situatën, Sipas autoriteteve shëndetësore masat e deritanishme japin rezultate dhe restriksionet plotësuese nuk do të kishin ndonjë efekt më të rëndësishëm. Në të gjtiha vendet e Evropës, siç tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas takimit të djeshëm me kryetarin e komunës…
Unë jam maqedonas i cili flet gjuhën maqedonase të njohur nga mbarë bota. Karakaçanovi është bullgar i cili flet gjuhën bullgare të njohur nga mbarë bota, ka shkruar sonte në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Zoran Zaev. Ka shtuar se dallimi i vetëm nuk është identiteti, por edhe ajo lidhur me pikëpamjet e ndryshme të botës. “Por, dallimi etnik dhe identitar nuk është e vetmja mes nesh. Më me rëndësi dhe më serioz është dallimi në botëkuptimet tona. Unë punoj në afrimin e qëndrimeve rreth dallimeve dhe e di se ajo është e mundur vetëm përmes shkëmbimit të ideve…
Në këtë ditë të shënuar të historisë sonë kombëtare, kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë, që në emër të Universitetit të Tetovës, t’Jua uroj 28 Nëntorin- Ditën e Flamurit. 28 Nëntori është dita e realizimit të një ëndrre shumëshekullore, realizim i projektit të madh politik, kulturor dhe shpirtëror. Ky projekt kombëtar pati edhe pararendësit e tij, në krye me heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeun, i cili më 1443, në kryeqytetin e vjetër të Shqipërisë, në Krujë, e ngriti flamurin e kuq me shkabën e zezë dykrenore. Vendimi historik i 28 Nëntorit të vitit 1912, i shpalljes së pavarësisë së…
Krerët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut në ‘Facebok’ kanë uruar për festën e 28 nëntorit. Më poshtë u sjellim urimet: Ali Ahmeti: Më kujtohet si i ri fare dhe fëmijë, në vitin 1970 pas ngritjes së flamurit, pas rënies së Fazli Graiçevcit dhe dhe Murat Mehmetit, si gjimnazist, depërtoi një literaturë prej poetëve popullorë nga jashtë që shpërndahej nga një mullixhi Sadri Mustafa në vendlindjen tonë. Atëherë dhe sot nuk i kam harruar ligjërimet e atij poeti popullorë për ngritjen e flamurit ku ai përpiqet të shpjegoj për sakrificat që bënë për mbijetesë shqiponja dhe këtë ligjërim…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se deri në fund të vitit do të ndërtohen katër spitale modulare në Kumanovë, Strumicë, Gjevgjeli dhe Strugë. Sipas tij montimi i spitaleve modulare fillon gjatë këtij muaji dhe duhet të përfundojë në fund të vitit, kurse prioritet do të kenë Kumanova dhe Strumicë dhe më pas Struga dhe Gjevgjelia. “Montimi i spitaleve fillon gjatë këtij muaji dhe gjithçka po shkon sipas planit, deri në vit të ri duhet të vendosen katër spitale modulare”, tha Filipçe. Ai tha se shteti ka teste të shpejta dhe se bashkërisht me donacionet ka mbi 100 mijë teste./Telegrafi/
Zbatimi i strategjisë për rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen e përshpejtuar – SmartER growth. strategjia tatimore, por edhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e IHD-ve, ishin tema e bisedës midis Ministrit të financave, Fatmir Besimi dhe ambasadorit të Austrisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Georg Ëoutsas. – Qëllimi ynë kryesor është të zbatojmë modelin për rritjen ekonomike që do të mbështesë arritjen e një rritje dy herë më të lartë krahasuar me dhjetë vitet e mëparshme, 4.1 përqind rritje e BPK-së në 2021, 4.6 përqind rritje në 2022 dhe 5.9 përqind rritje në vitin 2025. Kjo do të jetë e…

