Bullgaria ende ka pretendime territoriale ndaj Maqedonisë së Veriut, thotë kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, duke shtuar se zhvillimet politike në rajon, nën siglën e hapjes së negociatave eurointegruese, po rikthejnë tema të fillim shekullit XX. “Tema të cilën e ka hapur Bullgaria kohëve të fundit, duke mos pranuar identitetin dhe gjuhën e maqedonasve, në këndvështrimin tim, ajo që nuk thuhet në këtë rast, është që Bullgaria vazhdon të ketë pretendime territoriale ndaj Maqedonisë”, theksoi Ziadin Sela – kryetar i Aleancës për Shqiptarët. Sela si shqetësim ngrit edhe tekstet mësimore që mësojnë të rinjtë maqedonas për shqiptarët, si…
Author: Hamdi Kumanova
Angazhimi i armatës në sferën e shëndetit publik dhe mbështetja nga aleatët e vendit, tregoi se sa është e rëndësishme që kur jemi në telashe të mos jemi vetëm dhe sa i rëndësishëm ishte për vendin anëtarësimi në NATO këtë vit. Kështu u shpreh ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, duke folur për kontributin që po jepet në këtë gjendje krize, me qëllim sigurinë e shëndetit publik. Radmilla Shekerinska, Ministre e mbrojtjes “Të hënën tashmë një numër I caktuar I mjekëve dhe motrave medicinale që kanë punuar ekskuzivisht për ushtrinë, tani tërësisht do të ndahen për kapacitetet e shëndetit publik dhe…
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve që në periudhën vijuese të festimeve dhe festave të respektohen masat për mbrojtje nga Covid-19. Nga kjo ministri rikujtuan ndryshimet në Ligjin për mbrojtje shëndetësore me të cilat ndalohet grupimi i më shumë se katër personave në ambient të hapur, përkatësisht parqe, hapësira publike apo kudo qoftë në hapësirë të hapur gjatë tërë ditës, transmeton Portalb.mk. “Mbajtje e obligueshme e maskës mbrojtëse edhe në hapësira të mbyllura, si dhe mbajtja e higjienës personale, larje e obligueshme e duarve me sapun dhe ujë apo mjete për dezinfektim, mbajtja e distancës fizike prej dy metra…
Sindikata e pavarur e policisë shprehet e pakënaqur nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2021. Kryetari i Sindikatës, Goce Dellçev Todev, deklaroi se në buxhetin për vitin e ardhshëm, MPB-ja nuk ka parashikuar barazimi i pagave të nëpunësve shtetëror me nëpunësit e administratë, e as nuk parashikohet shpërblimi i policëve për shkak të punës së shtuar gjatë krizës me Covid19. Sipas Sindikatës së pavarur të policisë po ashtu nuk janë parashikuar mjete as për uniforma të reja të policisë e as për rinovimit e automjeteve të MPB-së. “Siç po ndodh tek të punësuarit në shëndetësi, identike…
Policia e Maqedonisë e vërtetoi identitetin e 17 tifozëve të cilët dje morën pjesë në përleshjen fizike në Shtip para fillimit të ndeshjes Bregallnica – Tikvesh, ndërsa dy persona janë arrestuar pasi që me objekt të fortë dhe mjet piroteknik sulmuan dhe lënduan polic. “Më 28.11.2020 rreth orës 13:20 në Shtip ka pasur prishje të rendit dhe qetësisë fizike dhe grupet e tifozëve fizikisht janë përleshur. Policët kanë dashur ta parandalojnë prishjen e rendit dhe qetësisë dhe kanë ndërmarrë veprime. Pas veprimeve të ndërmarra zyrtari policor nga ana e N.D dhe H.Gj (20 dhe 21 vjet) që të dy nga…
Përmes zbatimit të konceptit të SMART-financave – në periudhë afatmesme , mund të arrijmë rritje ekonomike dyfish më të lartë krahasuar me dekadën e fundit, që do të thote – standard më i mirë për qytetarët, vende të reja pune, paga më të larta, shëndetësi më të mirë, arsim dhe mjedis jetësor, dixhitalizim të shërbimeve dhe shërbime më të mira publike në përgjithësi. Koncepti i SMART – financave tashmë është duke u implementuar me Propozim buxhetin për vitin 2021, ku për herë të parë ka planifikim afatmesëm, por edhe po vendosen mekanizma për monitorimin e realizimit. Në lidhje me këto…
Vendi i vetëm që dëshiron fillimin e negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut me BE-në më shumë se Gjermani është Bullgaria, ka thënë në intervistë për gazetën gjermane Frankurter Algemeine Zeitung, kryeministri bullgar, Bojko Borisov. Ai vlerëson se problemi më i madh është pretendimi për ekzistimin e pakicës maqedonase në Bullgari, ndërsa maqedonasit i vlerëson për bullgar të konvertuar, njofton Portalb.mk. “Për mua ishte befasi e madhe rezoluta e fundit e Parlamentit Evropian për Bullgarinë në të cilën ishte hapur tema për gjoja pakicën maqedonase në Bullgari. Në Bullgari nuk ka pakicë maqedonase. Për herë të parë dëgjova se diçka…
Gjatë 24 orëve të kaluara, 44 pacientë janë shtrirë në spital për shkak të komplikimeve nga virusi korona, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Gjithësej 469 persona të dyshuar dhe të prekur nga Covid-19 po trajtohen në Repartet Infektive në Shkup. Ndërkaq 23 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi./TV21
Faton Fazliu nga partia Alternativa ka reaguar pas informacioneve se qeveria nuk ka lëshuar asnjë lek për Ditët e Alfabetit, ndërsa për këngën e Tunës është paguar shuma prej 90.000 euro, transmeton Almakos. “ Meqë nga Instituti deklaruan se sivjet nuk kanë marrë asnjë lek nga Qeveria për “Ditët e alfabetit”, ndërsa për një këngë të Tunës u raportua se Artan Grubi ka paguar 90.000 EUR, i bie të themi se kështu kujdeset Artan patrioti për alfabetin tonë. 90.000 EUR për Tunën 0 EUR për alfabetin BDI-ka emër = KORRUPSION.”, shkruan Fazliu./Almakos/
Ka ndërruar jetë mëngjesin e së dielës veterani i arsimit shqip nga Gostivarit, Xhafer Gashi, njofton Gostivari Sot Xhafer Gashi ishte ndër pishtarët e parë të arsimin në gjuhën amtare në rajonin e gjerë të Gostivarit, dhe rrjedh nga një familje e njohur gostivarase që ndër breza kultivoi mësimdhënien.
Sot është një ditë e rëndë për artin dhe klasën intelektuale në Gostivar sepse sot u nda nga jeta profesori Meli Zenku. Ai ishte një personalitet i rrallë, një ndër themeluesit e Fakultetit të Artit në Tetovë, artist me famë ndërkombëtare, ai la pas një vepër të përjetshme por po kaq e madhe është e dhimbja që ndjemë sot… Do të kujtojnë e do të kujtoj gjithnjë me mall e respekt i dashur profesor! U prehsh në paqe! Ngushëllime të sinqerta familjes së tij!(a.t)
Nëpunësit policor nga stacioni policor Strugë në bazë të urdhërarrestit nga Gjykata Themelore – Strugë dje e arrestuan 30-të vjeçarin U.B. nga fshati Tatesh i Epërm i cili është kërkuar për mbajtje të dënimit me burg prej dy viteve. Siç kumtoi MPB, U.B. është dërguar në shtëpinë ndëshkuese korrektuese në Idrizovë për vuajtje të dënimit me burg.

