Author: Hamdi Kumanova

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) gjatë ditës së sotme do të vendos për çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata dhe do të zgjasin deri të hënën e ardhshme. Javën e kaluar me vendim të KRRE-së çmimi i benzinës Euro Super BS 98 nuk u ndryshua, ndërsa çmimet e Euro Dizeli dhe Euro Super 95 për shënuan uëje për 0,50denar.

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit (29 / 30.11.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë regjistruar 538 kundërvajtje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për dhe të cilat kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski nuk është optimist, se këtë vit do të çelen negociatat e anëtarësimit me BE, për shkak të bllokimit që po i bën aktualisht Bullgaria vendit fqinj. Përpjekjet e Bullgarisë për të sjellë në tryezën e negociatave çështjen e identitetit po bllokojnë aktualisht përpjekjet e Maqedonisë së Veriut që të hapë këtë dhjetor negociatat e anëtarësimit me BE. Kështu u shpreh presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një intervistë për Deutsche Wellen. Maqedonia e Veriut kishte shpresuar, se do të hapte kapitujt e negociatave nën presidencën gjermane të BE, por Bullgaria e…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk ka version të ueb faqes në gjuhën shqipe edhe përkundër detyrimit ligjor me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Pyetëm në ministrinë në fjalë se përse deri më tani nuk kanë version të uebfaqës në gjuhën shqipe!? Nga atje me përgjigje se kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt, por pa datë konkrete. “Përpunimi i ueb-faqes së ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në gjuhën shqipe është në fazën finale. Presim për një kohë shumë të shkurtër të hyjë në funksion”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ndërkohë inspektorët që duhet të…

Lexo më Shumë

Çështje ditësh është kur sasitë e para të ilaçit te shumë i kërkuar antivirusial “Favipiravir” do të arrijnë në raftet e barnatorëve të vendit. Kështu u shpreh në “Intervistën e Javës” drejtori i Agjencisë së Barërave dhe Pajisjeve Mjekësore Lirim Shabani. Ai thotë se kërkesat e mjekëve janë aprovuar në kohën dhe momentin e duhur, ndërsa në vazhdimësi aprovohen edhe kërkesat tjera të kompanive që shfaqin interes për të sjellur këtë ilaç. “Njëra prej kompanive ka kërkuar që të sjell barin origjinal “Avigan” nga Japonia, bari nuk gjindet në tregun botëror, është shumë i vështirë për të gjetur dhe varësisht…

Lexo më Shumë

Rritja e rasteve të koronavirusit po i çon spitalet e Ballkanit drejt pikës së kolapsit, ka raportuar Agjencia France Presse (AFP). Pas gati një viti të mbajtjes së shpërthimeve ku epidemia është mbajtur pak a shumë nën kontroll, infeksionet kanë filluar të rriten. Ballkani Perëndimor, një nga rajonet më të varfra të Evropës, dhe tani po përballet me dyfishimin e numrit të vdekurve vetëm muajin e fundit, për të arritur afro 10,000. “Situata më kujton luftën dhe kam frikë se mund të përkeqësohet edhe më shumë gjatë dimrit,” i tha AFP mjeku, i cili kërkoi anonimat. Kriza po ekspozon boshllëqet…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot në ‘Facebook’ shkroi se “në Bashkimin Evropian do të hymë si maqedonas të cilët flasin gjuhë maqedonase”. Zaev thekson të gjitha bllokimet janë tejkaluar për shkak të dëshirës për një të ardhme më të mirë. “Shohim përpara, drejt Evropës, kjo është e vetmja rrugë për një të nesërme më të mirë. Izolimet i lëmë në të kaluar për shkak se e ardhmja maqedonase është e ardhmja evropiane”, shkruan Zaev. Ndryshe, Maqedonia e Veriut më 17 dhjetor pret të fillojë negociatat me BE-në.

Lexo më Shumë

ELEM ende nuk i ka dorëzuar teleferikun panoramik Elem Tursit për përdorim në Kodrën e Diellit. Arsyeja për këtë është mos pagesa e ratës së fundit, e cila, sipas qendrës për informim të ELEM-it, pritet të bëhet këtë muaj, pas çka pritet edhe përfundimi i procedurës për këtë investim në vlerë prej rreth 9.5 milion euro. Vonesat për ndërtimin dhe koston dyfish më të lartë të këtij teleferiku, nga ELEM e arsyetojnë me ndërrimin e trasës së tij. ELEM “ Vendimi i parë i plotfuqishëm është dhënë më 08 qershor të vitit 2016, ndërsa dy vite më vonë është miratuar…

Lexo më Shumë

Njohësit e marrëdhënieve mes Shkupit e Athinës vlerësojnë se Marrëveshja e Prespës nuk po zbatohet me ritmin e parashikuar. Sipas profesorit grek, Jorgos Kristidis në disa sfera ka vonesa, e në disa të tjera ngecje. Kristidis thekson rëndësinë e zbatimit të paktit për të dyja palët, në mënyrë që kur Shkupi t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE, Athina të mos e pengojë, ashtu siç po e pengon tani Sofja. “Zbatimi nuk po bëhet aq shpejtë sa duhej, lidhur me një sërë çështjesh. Së dyti, ka çështje që duhet patur më shumë progres sesa të tjerat, si për shembull bashkëpunimi…

Lexo më Shumë

Aleksandar Pandov i cili është kryetar i Institutit patriotik pranë OBRM-PDUKM-së sot para Qeverisë tha se politikat e Zaevit dhe të Dimitrovit e kanë shndërruar Maqedoninë në kioskë. “E gjithë Maqedonia është kioskë ku shiten për një euro historia dhe identiteti maqedonas”, tha Pandov. Ai u bëri thirrje popullit maqedonas dhe qytetarëve tjerë që të jenë të vëmendshëm për shkak se këto ditë Zaevi është i gatshëm të nënshkruajë diçka kundër Maqedonisë. “Këtë OBRM-PDUKM nuk e pranon dhe nga këtu u bëjmë thirrje qytetarëve të jenë të unifikuar. Vetëm në këtë mënyrë mund të kundërshtojmë këtë politikë të dëmshme që…

Lexo më Shumë

Këtë uniformë të veshur duhet ta mbajnë për rreth 12 orë sa punojnë në terren. Detyra e tyre e përditshme është të realizojnë afër 130 vizita në shtëpitë e pacientëve të infektuar me virusin korona. Shtatë ekipet mobile në Kumanovë përpiqen tu japin terapinë ditore pacientëve me simptoma të lehta që janë në kurimin shtëpiak. Se sa e kanë të pamundur ti arrijnë të gjitha nevojat e qytetarëve, tregon edhe udhëheqësi i këtij sektori Avdulla Sadiku, duke shtuar se distanca ndërmjet adresave iu merr shumë kohë. “Vizita shtëpiake punon nga 7 mëngjes deri 7 mbrëmje, por këto 2 javë e…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, ka pyetur kreun e VMRO-DPMNE-së që të tregojë se me cilat struktura në Bullgari bashkëpunon pasi në protestën e fundit deklaroi se ka informata që këtë fundjave në Sofje po coptohet Maqedonia. Në pyetjen nëse do të pranojnë udhërrëfyes për marrëveshjen me Bullgarinë, ai u përgjigj se nuk ka nevojë dhe nuk do të ndodhë asnjë marrëveshje e re ose aneks i ri i marrëveshjes dhe se nuk ka bisedime të reja dhe nuk ka përfaqësues zyrtar në Sofje. Kostadin Kostadinov “Hristijan Mickoski ka obligim të dal; para qytetarëve dhe të tregojë kush ja ka…

Lexo më Shumë