Author: Hamdi Kumanova

Ka dhënë dorëheqje zyrtarja e MPB-së, policja Jasmina Angelleska. Ajo u bë e njohur për publikun pasi tentoi ta largonte përmes karrotecit makinën e zyrtarin e BDI-së, të parkuar në afërsi të Q.T. “Mavrovasja”. Angelleska thotë se dorëheqja e saj vjen pas “shumë fyerjeve”, pa e përmendur rastin në fjalë. “Meqenëse kjo është hera e parë dhe e fundit që shkruaj publikisht për karrierën time në Ministrinë e Brendshme, vendosa të shpërndaj një foto me uniformën që e doja shumë dhe e kam mbajtur për 18 vjet. Le ta zgjidhim dilemën, stazhi ime në Ministrinë e Brendshme ka mbaruar. Unë…

Lexo më Shumë

Radiologia Poliksena Stojanovska-Gjorgievska nga Qendra Shëndetësore në Resnjë ka ndërruar jetë si pasojë e komplikimeve nga Cov id – 19. Punonjësit e Qendrës Shëndetësore i dhanë lamtumirë koleges së tyre, me një mesazh emocional. – Është e vështirë t’i thuash lamtumirë dikujt që është i lidhur me ekzistencën dhe funksionimin tënd. Por është e lehtë kur duhet të tregohet se çfarë kuptimi ka ai person për ne. Poliksena Stojanovska – Gjorgievska – Poli ynë – specialiste në radiodiagnostikë, ka qenë pjesë e ekipit tonë gati se gjithë karrierën e saj, ajo ka shërbyer me tërë njohuritë dhe cilësitë saj në…

Lexo më Shumë

“Fondet e BE-së e kanë rritur në të vërtetë korrupsionin dhe robërinë e shtetit. Këto para sidomos janë përdorur për të blerë, drejtpërdrejt ose përmes projekteve, shumë media dhe kështu të sigurohet mbulim për politikanët”. Këtë për “Financial Times” ka thënë Simeon Gjankov, ministër i Financave në qeverinë e parë të Boyko Borissovit (2009-2013), pasi Bullgaria u bë anëtare e BE-së. Gazeta shkruan se në Bruksel ekziston shqetësim i madh për tolerimin e korrupsionit dhe për punësimin e besnikëve, e jo të aftëve në administratën shtetërore. “Vështirësitë politike të Borissovit gjithashtu hapin çështje të vështira për Brukselin dhe vendet e…

Lexo më Shumë

Uji për pirje në Shkup është në rregull dhe i sigurt për pirje, tregojnë analizat më të reja të bëra nga ana e Sektorit për Kontroll Sanitar në “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”. Në periudhën prej 23 deri më 27 nëntor janë testuar 183 mostra për analizë fizike-kimike dhe 184 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit nga 40 vende matëse në Shkup. “Sipas rezultateve të mara nga testimet, të gjitha mostrat i përgjigjen Rregullores për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit për pirje (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr.183/18)”, informon “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”. Në periudhën prej 23 deri më 27 nëntor janë…

Lexo më Shumë

Më në fund Universiteti i Tetovës i pushtoi majat akademike. Paska vendosur që t’ia japë titullin “Doctor Honoris Causa” kryetarit të DUI-t, Ali Ahmeti. Ma merr mendja se arsyetimi është “për shkrimet e tij me vlerë, për arritje të larta akademike, për pjesëmarrje në konferenca shkencore vendore dhe ndërkombëtare dhe për zhvillimin e mendimit shkencor në përgjithësi”. E di se po qesheni, sepse ky njeri kurrë vijë nuk ia ka bë, ama “kofsh i keq e paç nafak”: pavarësisht dijes, UT-ja të shpall “doctor”. E kuptoj servilitetin e rektorit, që ka nevojë t’i vardiset komandantit për ta mbrojtur “çiflikun” e…

Lexo më Shumë

Përmbaruesit kanë bllokuar llogarinë e VMRO-DPMNE-së për shkak të borxheve të papaguara në lidhje me pikturat artistike, gjegjësisht kornizat e vendosura në selinë e partisë. Shuma që partia duhet të paguajë është e panjohur për momentin, ndërsa borxhi është nga koha e ish-udhëheqjes së kryesuar nga ish-kryetari Nikolla Gruevski, transmeton Portalb.mk. Fotografitë janë bërë pas ndërtimit të selisë së re të partisë, e cila është e pajisur në mënyrë luksoze. Emri i kompanisë që bllokoi llogarinë, nuk është zbuluar nga partia deri më tani. Nga atje, vetëm konfirmojnë informacionin në lidhje me borxhin dhe përmendin se ai është i disa…

Lexo më Shumë

Në qendrat kovid në Shkup, në 24 orët e fundit janë hospitalizuar 38 pacientë për shkak të komplikimeve nga koronavirusi dhe gjithsej 480 persona të dyshuar dhe të konfirmuar po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet. Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat interne ka pasur gjithsej 22 pranime dhe atë tre pacientë janë hospitalizuar në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe TBC, një në kovid – qendrën e Klinikës për neurologji, gjashtë të sëmurë janë hospitalizuar në Klinikën për dermatovenerologji, dy në Klinikën për nefrologji, shtatë në Qendrën e re për vesh, hundë dhe…

Lexo më Shumë

Gjithçka që ka ndodhur në marrëdhëniet midis BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në 30 vitet e fundit është pasqyrë e situatës reale në Union, vlerëson gazeta e Rijekës “Novi List” në një artikull kushtuar rrugës evropiane të vendit. E përditshmja thotë se Greqia e ka bllokuar pranimin e vendit në BE për dekada me radhë, për shkak të kontestit për emrin, e cila thuhet se u zgjidh me Marrëveshjen e Prespës, “e njohur më mirë si Marrëveshja për ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. E përditshmja thotë se pas zgjidhjes së…

Lexo më Shumë

Në pamundësi të aprovimit të kuadreve negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian pritet të aprovojnë sot draft-konkluzionet mbi të dyja vendet. Këto konkluzione i referohen hapave që mbeten për t’u ndërmarrë deri në aprovimin e kuadreve negociuese dhe hapjen zyrtare të negociatave me të dyja vendet. Dukej se gjithçka ishte në vijën e duhur për aprovimin e dy kuadreve negociues me fillimin e presidencës gjermane në korrik 2020. Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian i përkushtuan kohën më të madhe të diskutimeve të tyre gjatë këtyre gjashtë muajve metodologjisë së re…

Lexo më Shumë

Kodrën e Diellit dhe Malin Sharr gjatë natës e kanë mbuluar rreshjet e borës.Trashësia e borës është 3-5 centimetër kurse rrugët janë të kalueshme dhe komunikacioni zhvillohet pa probleme. Trafiku rrugor në Maqedoni zhvillohet në rrugë të lagështa. Nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë informojnë se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektimin e sinjaleve të vendosura dhe vozitje të kujdesshme të automjeteve, veçanërisht në rrugët përmes luginave, ku ka mjegull në mëngjes dhe mundësi…

Lexo më Shumë

Për ne, që kemi lindur kur sapo ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës dhe kishte rënë komunizmi në çdo vend të Evropës, dita më e pakuptimtë e vitit mbetet 29 nëntori. Thuhet se festohet Çlirimi i Shqipërisë nga nazizmi, dhe se iku gjermani i fundit. Ka gjasa të jetë edhe kështu, por kjo ka pak rëndësi. E rëndësishme është që ky është debati më absurd që mbajnë partitë politike në Shqipëri për të vazhduar e për të marrë ca vota veteranësh, apo ish të përndjekurish politikë. Dita e Dëshmorëve është më 5 maj dhe nuk ka pse të ketë një…

Lexo më Shumë

Që nga sot, pritet një numër i mjekëve dhe infermierëve, të cilët kanë punuar për ushtrinë t’i bashkohen personelit mjekësor në institucionet shëndetësore publike, në luftën kundër pandemisë me kovid. Pas shpalljes së gjendjes së krizës, anëtarët e Armatës u sistemuan në qendrat në të gjithë vendin si mbështetje për sigurimin e rendit. Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 820 raste të reja me Kovid-19. Janë bërë 2019 teste. Ministria e Shëndetësisë sonte kumtoi se kanë vdekur 32 pacientë, ndërsa janë shëruar 895 pacientë. Numër më të madh të personave të sëmurë sërish ka në Shkup 279, pas…

Lexo më Shumë