Për shkurtimin e lëndëve të provimit të maturës nga 4 në 2 të diskutohet vetëm në vitin e ardhshëm. Kështu iu përgjigj ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, maturantëve të cilët kanë paralajmëruar bojkot. Ajo bëri të qartë se jo vetëm që do të ketë maturë këtë vit, por edhe do të jenë po aq lëndë sa kanë qenë deri tani.
Milla Carovska, ministre e Arsimit
“Sa i përket maturës, ne kemi pasur takim me ta, thamë se vitin e ardhshëm duhet të kemi model të ri të maturës. Ky është konkept i ri i maturës dhe ka më shumë se 14 000 nxënës të paraqitur për të dhënë provimin e maturën. Ai që nuk dëshiron maturë shtetërore ose që nuk dëshiron ta vazhdoj arsimin e lartë, ai mund ta japë maturën e shkollës. Këto janë opsione në dispozicion”.
Ndërsa për modelin e realizimit të mësimit, Carovska tha se do të diskutojnë në takim me ministrin e Shëndetësisë dhe kryetarin e Unionit të Nxënësve të shkollave të mesme.
Milla Carovska, ministre e Arsimit
“Caktuam takim së bashku me ministrin e Shëndetësisë dhe kryetarin e Unionit për të diskutuar se cilat janë idetë për modelin e ri për të shkuar në shkollë maturantët, edhe pse më duhet të përmend se modeli i parë hibrid që e dakorduam së bashku dhe që e implementuam në gjysëm vjetorin e parë tregoi rezultate të shkëlqyeshme. Kishim mësim në kontinuitet, pa përjashtime dhe kishim mbrojtje të shëndetit publik”.
Ministrja përmendi se vjet ka pasur shembuj kur disa nxënës nuk kanë mundur të regjistrohen nëpër shkolla të caktuara në botë dhe Evropë, vetëm sepse nuk kanë pasur mundësi për ta dhënë provimin e maturës në vendin tonë.
Përndryshe, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë mësimin onllajn në gjysmëvjetorin e dytë. Deri tek ky vendim sipas tyre ka ardhur sepse Ministria e Arsimit dhe Shkences si dhe Qendra Shtetërore e Provimeve nuk kanë qenë të gatshme të bashkëpunojnë që realizohen kërkesat e tyre. E kërkesë e Unionit është që të modifikohet përmbajtja e provimit të maturës shtetërore.




