Hamdi Nuhiju
Visarin personalisht e njoh qe 16 vite dhe me të kam mbajtur një shoqëri të vazhdueshme. Kam qenë te ai dhe ka qenë të unë. Njihemi edhe familjarisht, nuk jemi vetëm shok. Edhe pse jetojmë në qytete të ndryshme të shqiptarisë, kemi të njëjtat brenga, halle dhe dëshirë për shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës, Camërisë e diasporës. Duam që shqiptarët t`i shohim të përparuar dhe të kapur pas dijes e punës, e jo pas lukseve e të akulturuar në kultura të huaja.
Ka shumë arsye pse duhet përkrahur Visar Korenicën me numër 79 në listën e Vetvendosjes për zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021, por unë do t`i përmendi vetëm pesë:
- I pakorruptuar- Visarin prej kur e njoh ka qenë student dhe punëtor. Asnjëherë nuk është varur prej tjerëve, nuk ka qenë asnjëherë parazit. Ka punuar me zell në Kosovën kur të gjithë hoqën dorë prej saj. Ka punuar me djersën e ballit për të arritur një nivel pavarësie ekonomike. Nuk është i varur nga askush dhe ka parime. Atë nuk mund ta korruptosh. Provo nëse mundesh!
- Organizator dhe energjik- Në rrethin e shoqërisë time nuk njoh njeri më të organizuar dhe energjik se Visari. Në detaje njeh të gjitha elementet e një pune dhe nuk pranon për asnjë moment anarkinë. Një njeri i këtillë i duhet parlamentit të Kosovës.
- Humanitar- Aktivitetet humanitare të Visar Korenicës i njeh krejt Kosova, e sidomos Rahoveci, vendi prej ku vjen ai. Ai është futur në politikë duke u nisur nga parimi i ndihmës ndaj tjetrit, dhe me këtë parim edhe në mënyrë institucionale mendon t`i qaset problemet ndaj qytetarëve të Kosovës.
- I shkolluar- Për dallim prej shumicës së deputetëve në Parlamentin e Kosovës që mirë nuk dinë të flasin gjuhën shqipe, Visar Korenica njeh edhe gjuhën angleze, spanjole dhe gjuhët sllave, si dhe i kushton shumë rëndësi shkollimit. Ai organizon aktivitete humanitare edhe në kohën e Panairit të Librit ku miqve, shokëve e kolegëve në punë i ndihmon për t`u furnizuar me libra nga lëminjë të ndryshëm.
- Atdhetar- Visar Korenica rrjedh prej një familje atdhetare e cila i ka dhënë shumë Kosovës. Po ashtu ai vet është njeri që e do kombin e vet dhe këtë frymë mundohet që t`ia mësojë edhe fëmijëve të tij.
Shkurtimisht këto janë disa arsye se pse duhet që të përkrahet Visar Korenica në zgjedhjet e 14 shkurtit. Lista e Vetëvendosjes është e mbushur me personalitete të ndryshme që e meritojnë të janë në Parlamentin e Kosovës, por edhe Visari meriton që t`i jepet shansi për të na përfaqësuar në Parlament.
Jam i bindur se me 14 shkurt të vitit 2021 populli i Kosovës do të dije të bëje dallimin midis vlerave dhe antivlerave dhe do të përcaktohet për të bërë ndryshimin që do të na gëzoje të ndryshme.
Të gjithë shqiptarët e duam një Kosovë të përparuar, progresive, shtet ligjor i cili mbron liritë dhe të drejtat e njeriut. E duam një Kosovë jo të varur nga faktorët e jashtëm, por të pavarur dhe të vetëvendosur përballë armiqve shekullor të kombit tonë. Shansi është. Listat janë të hapura. Të mirën kosovarët e kanë në tavolinë. Tani vendimi është në duart e tyre.