Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i degës së BDI në Gostivar njëherit zv.ministër i mbrojtjes, Bashkim Hasani dërgoi sot mesazh urimi me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip – 22 Nëntorin. “Sot të gjithë shqiptarët e shënojnë 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të gjuhës Shqip e, i cili u unifikua 112 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Kështu, në kongresin që u mbajt më 14-22 nëntor 1908 morën pjesë 50 intelektualë nga 26 qytete, klube dhe shoqata. U miratua vendimi për përdorimin e alfabetit latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe. Është një datë e rëndësishme kombëtare,…

Lexo më Shumë

Tërmetet e njëpasnjëshme që javën e kaluar u regjistruan në rajonin e Mavrovës deri tani nuk kanë shkaktuar dëmtime të objekteve dhe strukturës së sistemit më të rëndësishëm hidro-energjetik në Maqedoni SHE Mavrovë. Së shpejti pritet që edhe dy hidrocentralet më të mëdha Vrutok dhe Raven të fillojnë me prodhimin e rrymës. Nga SHA Elektroncetrale të Maqedonisë së Veriut (EMV) informuan se menjëherë pas lëkundjes së parë janë ndërmarrë aktivitete për të përcaktuar gjendjen e sistemit, dëmet eventuale dhe për të ndërmarrë masa. Ditëve të kaluara ekipe të specializuara bëjnë kontrolle të rrjetit të kanalizimit, hidrocentraleve dhe digave. Vlerësimi i…

Lexo më Shumë

Me kënaqësi të madhe ju informojmë se u publikua përkthimi i përmbledhjes me tregime “Burri im” i autores Rumena Buzharovska në gjuhën shqipe. Pas suksesit të madh të këtij libri në rajon, të përkthimeve në italisht, anglisht, gjermanisht, hungarisht, përkthimin shqip e publikon shtëpia botuese Ili-Ili nga Shkupi, të përkthyer nga maqedonishtja nga Kreshnik Ajdini. Redaktimi gjuhësor është i Arian Lekës. “Burri im” përmban 11 tregime të rrëfyera nga perspektiva e një gruaje, tregime të cilat flasin për jetën e tyre. Janë gra të cilat ne i takojmë dhe i shohim çdo ditë – amvise, artiste, afariste, profesoresha… Çdo tregim…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dërgoi sot mesazh urimi me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip – 22 Nëntorin. “Qytetarë të nderuar, pjesëtarë të kombit shqiptar me gëzim të veçantë dua t’ju uroj festën 22 Nëntorit, Ditën e alfabetit shqip, që është vendosur sipas ditës kur është mbajtur Kongresi i Manastirit në të cilin intelektualë shqiptarë të tubuar nga të gjitha anët, pas një pune të palodhshme nëntëditore, dolën me dhuratën më të çmuar për një popull – Alfabeti i unifikuar i cili do të vazhdojë të shkruhet, lexohet dhe përhapet gjuha, kultura, zakonet, veçoritë dhe tradita folklorike e shkruar…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet përforcuara në komunikacion. “Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 256 gjoba, prej të cilave 17 janë për mosregjistrim ose probleme teknike në automjete, 12 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 9 për kalim në të kuqe, 14 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 50 për mosmbajtje të maskës dhe 37për parkim jo të rregullt”, thonë nga policia. MPB thotë se po ashtu me automjetin ‘Karoteci janë ngritur 32 automjete. “Kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për parandalimin e coronavirusit. Nga MPB thonë se në 24 orët e fundit janë gjobitur 685 qytetarë për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. MBP ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për menaxhim me pandeminë COVID-19.

Lexo më Shumë

Numrat me pacientë me koronavirus dhe atyre që u duhet të shërohen në spital mbeten të larta. Për menaxhim më të mirë të situatës dhe përdorimit të të gjitha resurseve në shtet duke përfshirë edhe spitalet private, Qeveria shaplli gjendje krize, ndërsa Shtabi për Menaxhim me Kriza miratoi plan aksional me 17 pika. Vazhdojnë thirrje e institucioneve kompetente, por edhe të punonjësve shëndetësor të cilët luftojnë me pandeminë për respektim të masave. “Gjendja e krizës në gjithë territorin e RMV-së për 30 ditë, e që vjen me propozim të Këshillit për Siguri me miratim të Qeverisë do t’i mundësojë armatës…

Lexo më Shumë

Kryeministri prej një kohe të gjatë i Bullgarisë Bojko Borisov së fundi kujtoi, që partia e tij „Qytetarë për një Zhvillim Europian të Bullgarisë” (GERB) më 2006 u pagëzua me ndihmën gjermane. Nuk është e qartë, se çfarë synonte ai me këtë referim. Por pikërisht edhe për hir të kësaj bashkëpërgjegjësie gjermane për situatën politike në Bullgari qeveri federale e Gjermanisë duhet ta shfrytëzojë presidencën e radhës në BE, për ta vënë në lëvizje qeverinë bullgare, që të pranojë përgjegjësinë që ajo ka për Europën. Ndërkohë qeveria bullgare po bën krejt të kundërtën – në një mënyrë tërësisht jo-europaine duke…

Lexo më Shumë

Banorët e vendbanimit Pirok në Komunën e Bogovinës, nga sot kanë sistem të ri të furnizimit me ujë që siguron edhe 20 litra ujë shtesë në sekondë. Kryetari, Albon Xhemaili së bashku me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini vunë në punë sistemin e ri të furnizimit me ujë, i cili duhet të përmirësojë furnizimin me ujë në këtë vend. “Menjëherë pasi para dy javëve kishte lëshim të ri të furnizimit me ujë për vendbanimin Siniçan, përfunduan me sukses punimet për furnizimin me ujë për vendbanimin e Pirokut. Kështu që, këto dy vende e tejkalojnë problemin me…

Lexo më Shumë

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshuar me koronavirus, që mjekohen në repartet e sëmundjeve infektive të kryeqytetit dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.292 dhe ka rreth 120 shtretër spitalor të zbrazët në qendrat kovide. Në 24 orët e kaluara, në kovid qendrat në spitalet në të gjithë vendin, është raportuar se kurohen gjithsej 825 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Pas raporteve të spitaleve, të cilat mbërrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në bazë ditore, në Spitalin në Manastir janë të shtruar 75 pacientë pozitivë dhe suspektivë për Kovid-19. Në…

Lexo më Shumë

Ministria e punëve të brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut sot raportoi në lidhje me të shtënat që ndodhën dje në mesditë në një nga rrugët më të frekuentuar në Çair të Shkupit, transmeton Portalb.mk. “Më 20 nëntor në ora 14:55 në SPB në Shkup është raportuar për të shtëna me armë zjarri para një dyqani në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup”, raportojnë nga MPB-ja. Policia sqaroi se në rrugën “Cvetan Dimov”, e njohur si Çairçanja, janë gjetur gjashtë gëzhoja të plumbit dhe një plumb i pashfrytëzuar. “Në lidhje me ngjarjen, jan ftuar tre persona në stacionin policor dhe po…

Lexo më Shumë