Author: Hamdi Kumanova

Shkruan:Dr.Bujar Selmani-Specijalist-Neurolog 1.Testi PCR-deshmon-tregon pranin e struktures gjenetike te Virusit Covid 19…! Pra ky Test tregon qe pacienti ne kete moment eshte i infektuar me Covid 19…! 2.Testi Serologjik deshmon-tregon pranine e antitrupthave-Imunoglobulinave specifike IgG dhe igM kunder Virusit Covid 19…! Pra ky Test tregon qe pacienti ne fjale me heret e ka kalu kete semundje, pra me heret ka qene i infektuar me Covid 19…! Nese Testi Serologjik deshmon-verteton qe Ju ne Plazmen Tuaj keni titer te caktuar te Imuniglobulinave IgM dhe IgG specifike kunder Covid 19…!, kjo gje eshte deshmi qe ju tani me e keni kaluar infeksionin…

Lexo më Shumë

Më 6 nëntor të këtij viti, i dyshuari kishte përdorur pasaportë fals në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, transmeton Portalb.mk. Prokuroria në Maqedoninë e Veriut ka ngritur aktakuzë ndaj 28-të vjeçarit me shtetësi të Shqipërisë, si i dyshuar për falsifikim të pasaportës. Prokuroria raportoi se pasaportën që e ka përdorur i dyshuari, është si një pasaportë franceze që dallon prej pasaportës origjinale. “Prokuroria themelore publike-Shkup, ka ngritur propozim-akuzë ndaj 28 vjeçarit, shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili po ndiqet për vepër penale-falsifikim i dokumenteve nga nenin 378, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal”, sqarojnë nga Prokuroria.

Lexo më Shumë

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët për “TV21” thotë se ne si parti politike ishim që më herët të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. “Ne si parti pulitke mendojmë se ishte momenti që shumë më herët të shpallej gjendje e jashtëzakonshme, atëherë kur numri i pozitiveve të testimeve arrinte mbi 40%”, tha Taravari. Ai shtoi se në Maqedoni ka një numër të madh të vdekjeve kur renditet e para në Evropë për një milion banor. Taravari tha se para dhjetë ditëve mora një raport nga një shoqatë qytetare ku kishte bërë një anketim rreth coronavirusit, sipas të cilës, shton Taravari, mbi 40%…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit tonë janë regjistruar 704 gjoba për mosmbajtjen e maskës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme apelojnë deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim që të mbrohen nga virusi korona.

Lexo më Shumë

Hotelierët nga rajoni i Ohrit dhe Strugës paralajmërojnë protesta para Qeverisë, nëse mbeten pa ndihmën e premtuar për pagat minimale, për punonjësit e tyre për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor. Që të përfitojnë ndihmën financiare shteti u kërkon ti kthejnë punëtorët, që ata i punësuan gjatë sezonit të shkurtër në muajin gusht. Nëse jo, do të duhet të mblidhemi dhe të shkojmë para Qeverisë, për të protestuar. Nuk kemi tjetër ç’të bëjmë. Për herë të tretë sot, apelojmë në Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë, si dhe Qeveria, që ti rishikojmë edhe një herë kushtet për marrjen e asaj page…

Lexo më Shumë

Mbështetje financiare për rrogën e muajit tetor, si pjesë e pakos së katërt të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, kanë marrë gjithsej 58,302 të punësuar, duke arritur vlerën në 907 292 339 denarë, transmeton Portalb.mk. Për të shfrytëzuar mbështetje financiare për rrogën e muajit tetor janë regjistruar 13,696 kërkesa nga kompanitë, derisa te 11,954 kompani tashmë janë bartur mjetet. Ndryshe, Drejtoria për të ardhura publike (DAP) në Maqedoninë e Veriut këtë muaj njoftoi se kompanitë mund të shfrytëzojnë tash Ligjin që mundëson mbështetje financiare për të vetëpunësuarit dhe të punësuarit në kompani që janë të prekur nga pandemia. DAP sqaroi…

Lexo më Shumë

Si pjesë e një pakete më të gjerë ekonomike, e cila është e hapur për debat, është edhe legalizimi, përkatësishtë dekriminalizimi i përdorimit të marijuanës nëpër lokale. Një gjë të tillë e bëri të ditur kryeministri Zaev në një intervistë për Dojçe Vele. Siç tha ai, kjo është akoma në debatin publik dhe nëse rezulton se opinioni i përgjithshëm publik është pozitiv, atëherë do të kalojmë në përgatitjen e kornizës ligjore. Kjo është duke u konsideruar sepse qeveria është e bindur që përdorimi i marijuanës për qëllime turistike do të ndihmojë turizmin në Maqedoni. “Ideja është të japim mundësi për…

Lexo më Shumë

Vendet e Bashkimit Evropian do të mund t’iu sigurojnë vaksinat edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor nga sasia të cilën do ta ndajë Komisioni Evropian. Këtë e kanë thënë të enjten në mbrëmje presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula van der Leyen pas përfundimit të samitit të BE-së, të zhvilluar përmes video-lidhjes. Koordinimi i përpjekjeve në luftën kundër pandemisë ishte tema kryesore e këtij takimi të Këshillit Evropian. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë Evropa mund tÍ ketë të dy vaksinat kryesore të koronavirusit të aprovuara për përdorim të gjerë muajin…

Lexo më Shumë

Duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për të operacionalizuar vendimin historik të Bashkimit Evropian për të hapur negociatat me Maqedoninë Veriore, në mënyrë që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit 2020, gjatë presidencës gjermane me Bashkimin Evropian. Kështu ranë dakord kryeministri Zoran Zaev dhe ambasadori i BE-së Dejvid Gir, gjatë takimit të sotëm. Ambasadori Gir theksoi rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të zgjidhur çështje të hapura të pazgjidhura dypalëshe. Dejvid Gir, ambasador i BE-së ”Përshëndes angazhimin e Qeverisë për të vazhduar përparimin në zbatimin e reformave në lidhje me Bashkimin Evropian, të cilat para…

Lexo më Shumë

A do të fillojë vendi nga e para t’i kërkojë të arratisurit që ikën që të mos gjykohen për rastet e ish Prokurorisë speciale. Mbështetje për Ministrinë e Drejtësisë është vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi që amnistia që ish-Presidenti Ivanov e tërhoqi në 2016 ishte një hap kushtetues. Përmes këtij qëndrimi të gjyqtarëve kushtetues, do të fillojnë procedurat për ekstradime të reja, thonë nga Ministria e Drejtësisë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton se Ivanov, përveç të amnistojë, kishte të drejtë të tërhiqte faljen, do të jetë një nga elementët kryesorë në kërkesat e reja. Kështu, ndër…

Lexo më Shumë

Para pak çastesh ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Cvetan Dimov”, raporton SHENJA. Nga MPB kanë deklaruar se të shtëna armësh është regjistruar në orën 14.55 ndërsa për momentin nuk ka të lënduar. “Deri tani nuk ka denoncime për persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja nga armë zjarri. Po punohet në zbardhjen e rastit”, kanë thënë nga MPB për TV SHENJA.

Lexo më Shumë

Klinika “Zhan Mitrev” e mbështeti iniciativën e Qeverisë për vendosjen e kapaciteteve private në dispozicion të shërimit të pacientëve me KOVID-19, njofton Portalb.mk. “Mbrëmë në mediume mësova për planon e Qeverisë për shpalljen e gjendjes së krizës dhe të kyçen edhe institucionet private shëndetësore në menaxhim me epideminë të shkaktuar nga KOVID-19. Unë nga ana ime e përkrahi çdo iniciativë për vendosjen e të gjitha kapaciteteve në dispozicion. Që nga fillimi i pandemisë në muajin mars, ne ofruam 40 shtretër spitali për kujdes intensiv për nevojat e shtetit. Në ndërkohë situata me numrin e pacientëve të infektuar me KOVID-19 eskaloi.…

Lexo më Shumë