Si çdo vit, sot në Shkup u shënua dita përkujtimore e çështjes kombëtare “Flaka e Janarit” që ka simbolikën e flakadanit që nuk shuhet kurrë.
Nën organizimin e SHVL-UÇK, shoqatës “Lëvizja” dhe “Lulet e malësisë”, flakadanin e përkujtimit të Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë, u ndez edhe në Sheshin Skenderbeu në Shkup.
Të pranishëm ishin personalitetet e çështjes kombëtare nga të gjitha trevat shqiptare, Fazli Veliu, Luan Veliu, Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Izet Mexhiti dhe të tjerë ku fjalë rasti iu dha kryetarit të BDI-së, z.Ali Ahmeti.
Ajo që binte në sy ishte mungesa e përfaqësuesve të BDI-së në ekzekutiv, e që sipas zërave, thuhet se është i papranueshëm nga bazat partiake dhe ish strukturat e UÇK-së për arsye të përkatësisë së tyre të dyshimtë, mungesës në aktivitetet e çështjes kombëtare dhe mos respektimin të statutit partiak ku emërimi i të njëjtëve është bërë pa pëlqimin e kryesisë qëndrore, pa proces verbale madje edhe pa pëlqimin dhe nominimin nga dega ku ata vijnë.
Për njohësit e rrethanave, tendenca e distancimit nga e kaluara e UÇK-së dhe katapultomi i një “Përgaqësimi kadrovik” të përshtatshëm për partitë maqedonase, përfaqëson zhgënjim, rrezik dhe domosdoshmëri për tu penguar një degradim i tillë.
Ajo qe ra ne sy te opinionit ishte mungesa e kabinetit qeveritar i cili eshte i pa pranushem nga bazat partiake si dhe ish strukturat e UÇK- se per arsye te perkatesise se tyre te dyshimte, mungeses ne aktivitete te ceshtjes kombtare dhe mos respektimit te statutit partiak ku emerimi i te njejteve eshte bere pa kryesi qendrore dhe proces verbale.
Per njohesit e rrethanave, tendenca e distancimit nga e kaluara e UÇK- se dhe katapultimi i nje “ perfaqesimi Kadrovik “ te pershtatshem per partite maqedonase, perfaqeson zhgenjim, rrezik dhe domosdoshmeri per tu penguar nje degradim i tille.