Përfaqësuesit e posazgjedhur të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhanë deklarata solemne para kryetarit të Kuvendit. Antarët e trupit më të lartë zgjedhor në shtet, të cilët u zgjodhën më 12 janar janë Aleksandar Dashtevski, si kryetar i KSHZ-së, Ditmire Shehu nën kryetare dhe antarët e tjerë Boris Kondarko, Oliver Ristovski, Radica Risteska, Boban Stojanoski dhe Krenar LLoga. Kryetari Dashtevski konsideron se është përfaqësuesi më jo partiak i KSHZ-së.
Aleksandar Dashtevski, kryetar i KSHZ-së
”Unë jam, praktikisht, më jopartiaku nga të gjithë në KSHZ, sepse nuk jam antar formal i asnjë partie. Sigurisht kanë besuar se mund të punoj mirë dhe për këtë më kanë vendosur mua. Me kolegët jemi dakorduar që nga e hënja të shkojmë në KSHZ për të parë se si është gjendja, më pas do të dijmë për prioritetet e tona”.
Përndryshe, emri i tij ishte propozim i partisë opozitare VMRO-DPMNE.
Më tej ai tha se do të filloj procedurë për blerjen e terminaleve për gjurmët e gishtërinjëve, që poashtu ishte kërkesë e VMRO-së, për procesin e regjistrimit të popullsisë.
Në krye me të, të gjithë antarët e KSHZ-së dhanë deklaratë soleme para Talat Xahferit dhe sekretares gjenerale Cvetanka Ivanova.
Për zgjedhjen e Dashtevskit pati reagime të shumta në opinion. Megjithatë të parët që e përkrahën zgjedhjen e tij, ishte opozita maqedonase.