Mëngjesin e sotëm temperaturë më e ulët është regjistruar në Berovë dhe atë minus 5 gradë Celisusë. Tre gradë nën zero është matur edhe në Manastir, minus 2 në tetove, ndërsa minus një në Shkup. Temperatura më e lart e matur në mëngjes është shënuar në Dojran me 6 gradë dhe në Krushevë 5 gradë Celsius.
Author: Hamdi Kumanova
Gjendja me Covid-19 është kritike, ndërsa spitalet tashmë po i plotësojnë të gjitha kapacitetet, porositi dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke u bërë apel qytetarëve t’i respektojnë masat për mbrojtje nga coronavirusi. Sipas buletini të djeshëm mjekësor, në spitalet në vend gjithsej janë hospitalizuar 973 të sëmurë apo pacientë të dyshimtë me Kovid-19. Për shkak të numrit gjithnjë e më të madh të të infektuarve të rinj të cilëve u duhet hospitalizim, nga e shtuna pacientë me Kovid-19 filluan të pranojnë edhe klinikat interne të Qendrës Klinike në Shkup, ku ka 150 shtretër. Siç informoi dje Ministria e Shëndetësisë…
Partitë politike akuzojnë njëra tjetrën si shkaktarë të një funksionaliteti jo të plotë të Kuvendit në këtë periudhë. Çështje kryesore që vazhdon të shkaktojë polemika që prej pak ditë pas konstituimit është zgjedhja e nënkryetarëve. Tashmë është vërtetuar se Kuvendi mund të ketë deri në 5 nënkryetarë por nuk ka marrëveshje për zgjedhjen e tyre. “Kur të kemi qëndrim përfundimtar nga VMRO-DPMNE-ja sa u takon nënkryetarëve dhe të fitojmë Kuvend me funksional sepse kështu e rregullon ligji, atëherë do të mund të punojmë me funksion të plotë. Por, vetëm për përfitim politik siç bën VMRO-DPMNE-ja, për momentin kemi një…
Një zjarr ka shpërthyer gjatë natës në dy shtëpi familjare në lagjen “Cigllana” të Kumanovës, kanë bërë të ditur nga Njësiti territorial kundër zjarreve. Zjarrfikësit kanë intervenuar dy orë në shuarjen e zjarrit. “NjTKZ Kumanovë natën e kaluar te vendi ‘Cigllana’ regjistrojnë interevenim në dy shtëpi, ndërsa është intervënuar nga ora 02:02 deri ora 04:10 me dy automjete kundër zjarreve dhe gjashtë zjarrfikës”, kanë njoftuar nga Njësiti kundër zjarreve në Kumanovë. Kompetentët do të vërtetojnë arsyet për shpërthimin e zjarrit si dhe dëmin material.
Gati 39 mijë persona të infektuar gjithsej, 14.661 raste aktive, 1110 vdekje. Venko, këto janë numra që tregojnë vetë se sa dorëheqje urgjente është e nevojshme. Pavarësisht sa herë e përsërisim, sado i fortë është zëri i njerëzve që duhet të largoheni, ju jeni më memec. Kështu thuhet në reagimin e radhës të VMRO-DPMNE-së, sipas të cilës, ajo që shqetëson më shumë – është fakti që ambientet e spitalit janë plot, dhe problemi më i madh është mungesa e stafit mjekësor. “Le të thellojmë analizën e cila do të hapë edhe më shumë pyetje. Ajo që na shqetëson më shumë…
Brenda mundësive të shfrytëzohen metodat e reja të pagesës, ajo kursen burime dhe kohë dhe arrin efikasitet, dhe në rrethanat aktuale mbrohen si vetë, ashtu edhe shëndeti publik, apeloi zëvendësguvernatorja e Bankës Popullore, Emilija Nacevska. Sipas saj, harmonizimi i direktivave dhe rregulloreve të BE-së, i cili aktualisht është intensifikuar, do të krijojë mjedis konkurrues për rritjen sasiore dhe cilësore të shërbimeve të pagesave, do të inkurajojë më tej transformimin digjital të kanaleve të pagesave, veçanërisht me të ashtuquajturat, bankerieri e hapur dhe do të rrisë besimin për shkak të nivelit më të lartë të parashikuar të sigurisë së pagesave. “Në…
Kryetari i Komunës së Demirit, Hisar Marjançe Stojanovski njoftoi mbrëmë se është pozitiv për Covid 19. “Përkundër të gjitha masave të rekomanduara nga institucionet kompetente shëndetësore për mbrojtjen dhe parandalimin e coronavirusit, ku unë vazhdimisht i kam respektuar dhe zbatuar plotësisht ato, pas testit të sotëm për Covid-19, unë jam pozitiv”, shkroi Stojanovski Ai shton se nga sonte do të jetë në izolim dhe do të kryejë të gjitha detyrat zyrtare dhe aktivitetet e punës nga shtëpia dhe u bëri apel qytetarëve që të qëndrojnë të disiplinuar dhe të ndërgjegjshëm, në mënyrë që të largojnë pandeminë.
Janë pesë kandidatë në garë për kryetar të Komunës së Shtipit, informon kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve – Shtip, Senka Andreeva. Afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave ishte dje deri në mesnatën. Kandidati i pavarur Trajche Mitev hyn në garë për kryetar të Komunës së Shtipit me një mandat deri në tetor 2021, i cili mblodhi 260 nënshkrimet e nevojshme, Lazar Naumov nga partia TMRO, pastaj deputeti aktual Sasko Nikollov nga LSDM, Goce Angelov nga koalicioni i ri “E ardhmja në duart tona” , dhe i përbërë nga partitë Demokratët dhe Organizata e Reformës së Bashkuar Maqedonase, dhe…
Maqedonia e Veriut nga konsumator i sigurisë u shndërrua në kontribuues të sigurisë për më pak se 20 vite. Kjo është arritja më e madhe edhe për Maqedoninë e Veriut dhe Aleancën Veriatlantike, ka deklaruar Baiba Brazhe, ndihmëse e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për diplomaci publike në intervistën për Europe Western Balkans. “Qasja e Maqedonisë së Veriut në NATO është rezultat i bashkëpunimit afatgjatë dhe të fuqishëm- me vendosmëri dhe përkushtim të reformave të autoriteteve në Maqedoninë e Veriut e cila ka sjellë deri në forcimin e sigurisë së vendit. Kryeministri i rizgjedhur Zoran Zaev ka qenë në selinë…
Janë sanksionuar 268 shoferë në Shkup gjatë kontrolleve të përforcuara në komunikacion që i realizoi dje Ministria e Punëve të Brendshme. Nga 268 masat e shqiptuara, 36 janë për drejtim të automjetit pa patent shoferi, 28 për automjete të paregjistruara, 16 për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 12 për mos ndalje në semafor të mbyllur (dritë e kuqe), 21 për mos përdorim të rripit të sigurimit, dhe 54 masa u shqiptuan për automjete të parkuara në mënyrë të kundërligjshme, kumtoi MPB.
Rritet kapaciteti akomodues për pacientët me Kovid, aktivë 14.661 raste Numri i rasteve aktive të Kovid-19 në vend arriti në 14,661, pasi dje u regjistruan edhe 1,285 të tjerë. Më shumë se 900 persona janë shtruan nëpër spitalet dhe klinikat. Për shkak numrit të rritur të të infektuarve të cilëve u duhet hospitalizim janë plotësuar kapacitetet e spitaleve prej dje për trajtimin e pacientëve me kovid-19 në dispozicion janë klinikat interne, ku 150 shtretër spitalorë janë në dispozicion.Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, ky projekt, i cili rrit kapacitetin akomodues për pacientët e infektuar me Kovid 19, nuk do të…
Zbatimi i paketës së katërt të masave antikrizë fillon pas miratimit të ligjeve me të cilat kompanitë me humbje për shkak të pandemisë kovid përsëri do të marrin mbështetje nga shtetit për pagimin e pagave për tetor, nëntor dhe dhjetor të këtij viti. Mbështetja për një të punësuar do të jetë nga 14,500 deri në 21,776 denarë, pra deri në 17,410 denarë te të vetëpunësuarit. Afati i fundit për aplikime është deri më datën 10 të këtij muaji, dhe mbështetja do të paguhet deri më datën 15 të muajit aktual për muajin paraprak. Për masën Fundjavë pa TVSH, siç u…

