Rritja e numrit të të infektuarve të rinj me Covid 19 në Gostivar, ka çuar autoritetet shëndetësore të përshpejtojnë rregullimin e ish repartit të dializës për Covid Qendër dhe e njejta është lëshuar në përdorim. Kjo qendër e re ka 8 shtretër. Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi bënë të ditur se aty do të trajtohen pacientët me simptoma më të lehta, ndërsa rastet e rënda do vazhdojnë të trajtohen te Reparti Infektiv, ku aktualisht 6 pacientë trajtohen me oksigjen. “Nga dita e hënë, spitali i Gostivarit parasheh edhe njëri krah i repartit internistik të pranon pacientë me koronavirus.…
Author: Hamdi Kumanova
Pasi zyrtarizoi veton ndaj kornizës negociuese për Shkupin, Sofja vazhdon me porosi të ashpra. Ministri i Mbrojtjes, Karakaçanov pret që vetoja bullgare ta nxjerrë Shkupin nga iluzionet dhe të dialogojë siç tha “me njerëzit me histori dhe gjuhë të përbashkët”. “Në të kundërt, nuk ka problem për Bullgarinë”, tha Karakaçanov, “Ata diskutuan me Greqinë 28 vjet. Jemi gati për një bisedë kaq të gjatë.” Ai hodhi poshtë teorinë se Bullgaria do të lëshojë pe shkaku i presioneve, duke shtuar se Maqedonia e Veriut është ajo që kërkon të anëtarësohet në BE, por nuk po e zbaton marrëveshjen e 2017-tës. “Ne…
Ministrja e kulturës, Irena Stefoska thotë se teatri shqiptar në Shkup ka shlyer tashmë një pjesë të borxheve dhe së shpejti do të nis me punë. Ky institucion kulturor që ka nisur të rikonstruohet që në vitin 2014, para dy javësh ka marrë miratimin e Ministrisë së Transportit për rifilluar me punë, por kjo ishte e pamundur pasi objekti kishte mbetur pa energji elektrike për shkak të borxheve të pashlyera. Se teatri mund të nis me punë e konfirmoi edhe ushtrues i detyrës së drejtorit, Adem Karaga. Për rindërtimin e këtij teatri janë shpenzuar disa milion euro ndërsa punimet janë…
Në kohën kur Sofja bllokoi fillimin e negociatave mes Shkupit e BE-së për shkak të dallimeve rreth popullit dhe gjuhës maqedonase, Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov elaboroi politikat gjuhësore të BE-së, duke thënë se gjuha maqedonase do të bëhet gjuhë zyrtare e Unionit në momentin që vendi të bëhet anëtare e plotë e saj. Dimitrov shtoi se si vend kandidat, Maqedonia e Veriut e ka për obligim ta përkthejë legjislacionin evropian në gjuhën maqedonase dhe kjo gjë është një nga elementet e kritereve të Kopenhagës. “Gjuhët mund të shërbejnë si urë mes popujve, duke promovuar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe…
Ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Llukarevska, theksuan se ndihma për kategroinë e rrezikuar sociale të qytetarëve do të paguhet drejtpërdrejtë në llogarinë e transaksionit dhe jo në kartelat pagesore siç ishte më parë. Qëllimi i këtij vendimi është që të ulet numri i turmave nëpër sportele me çka do të kontribuohet në kujdesin për shëndetin e këtyre personave në kushte të pandemisë. Ministri i Financave, Fatmir Besimir shpjegoi se në këtë mënyrë do të thjeshtësohet mënyra e pagesës së mjeteve ndimëse, ndërsa do të ulen edhe shpenzimet që do të ishin…
Vite me radhë banorët e Komunës së Gostivarit përballen me mungesën e vendparkimeve. Krahas mungesës së vendeve adekuate për parkim, po ashtu problem në vete paraqet edhe parkimi vend e pa vend i automjeteve. Një situatë e këtillë vjen si pasojë kur mungojnë vendet e parkimit në zonën qendrore të qytetit. Kapacitetet aktuale të vendeve të parkimit nuk i plotësojnë nevojat reale, duke patur parasysh numrin e madh të automjeteve që frekuentojnë rrugët e qytetit të Gostivarit. “Është shumë vështirë që të gjendet një vend për parkim, ka disa vende por ato zakonisht janë të zënë dhe duhet që të…
Për lehtësime nga taksat dhe përjashtimin nga detyrimet e zbatuara nga Ministria e Financave, ministri Fatmir Besimi theksoi se ulja e TVSH-së nga 18% në 5%, ulja e normës së TVSH-së për shërbimet e restoranteve dhe shërbimin e ushqimit dhe pijeve, mundësia e pagesës pas kthimit të TVSH-së jo më vonë se 5 ditë pas dorëzimit të tij, dhe jo në të njëjtën ditë – të gjitha këto masa rregullohen me projektligjin për ndryshimin e ligjit të TVSH-së, i cili tashmë i është kaluar Qeverisë dhe është në procedurë parlamentare. Të njëjtët duhet të hyjnë në fuqi më 1 janar…
Ish-kryeministri Vllado Buçkovski në një intervistë për median bullgare “BNT.bg”, në lidhje me situatën e përgjithshme midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, tha se e gjithë kjo punë i duket sikur shtyrja e gurit të “Sizifit”. “Sapo kemi arritur në kodër dhe tani guri na ka kthyer përsëri në fillim të fushës. Merkel, Steinmeier dhe Mass po përpiqen në frymën e vlerave evropiane të na bëjnë Ballkanin në një minutë në 12, për të arritur një kompromis që do të hapë negociatat e para-pranimit me BE-në”, tha Buçkovski. Sipas tij, topi duhet të qetësohet dhe ka mbetur edhe pak kohë për të…
“Zaev dhe Dimitrov, për të qëndruar në pushtet, nënshkruan marrëveshje të keqe me Bullgarinë në gusht 2017”, shkruan ish-Ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti aktual nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski. Ai propozon që kjo Qeveri të japë dorëheqjen dhe pas konsultimeve serioze Kuvend dhe publik, të formojë qeveri eksperte të përbërë nga ekspertë në secilën fushë, e cila do të merrte besim të gjerë shoqëror dhe mbështetje për zbatimin e një plani për të kapërcyer krizën aktuale. “Për shkak të deklaratave të Zaevit, të gjithë politikanët dhe diplomatët në rajon na përqeshin, dhe në shoqërinë maqedonase Zaev bëhet…
“Para nesh janë festat e dimrit, të shoqëruara tradicionalisht nga tubime familjare. Por për fat të keq, ne jemi në valën më intensive të përhapjes së coronavirusit. Kjo është arsyeja pse u miratuan masat dhe rekomandimet e fundit që qytetarët të mbajnë maska në hapësira të hapura dhe të mos grupohemi”, njoftoi kryeministri Zoran Zaev. Ai u bëri thirrje që për festat të mos tubohen nëpër shtëpi. “Të mbetemi modest, të përmbajtur dhe të përgjegjshëm gjatë festimeve dhe emërtimeve të këtij viti. Ata do të jenë këtu edhe vitin e ardhshëm, dhe pastaj, të shëndetshëm dhe të gjallë, ne do…
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi theksoi se Salla Universale do të rindërtohet duke rujatuar orgjinalitetin dhe autenticitetin e saj. Bytyqi shton se Salla Universale është një objekt historik dhe trashëgimie dhe simbol i solidaritetit. “Salla Universale do të rindërtohet duke ruajtuar autenticitetin dhe orgjinalitetin e saj. Ky objekt është një objekt historik dhe trashëgimie si dhe simbol i solidaritetit që bota tregoi për rindërtimin e qytetit tonë pas tërmetit katastrofal në vitin 1963. Ky projekt nuk është i vetmi projekt kapital në Shkup dhe në qytetet tjera që do të mbështeten nga Rebalanci i buxhetit. Bëhet fjalë për gjithsej…
Ministri i Financave, Fatmir Besimi në një dalje për media bëri të ditur se Kuendi dje ka miratuar ligjet për mbështetje financiare për pagesën e pagave të punëtorëve. Ministri Besimi shtoi se kjo masë do të injektojë një shumë prej 70 milion euro në ekonomi. “Dje Kuvendi miratoi Ligjet për mbështetje financiare, për pagesën e pagave të punëtorëve dhe të ushtruesve të pavarur të veprimtarive. Me këtë u krijua një mundësi Ligjore të fillojmë zbatimin e kësaj mase. Së pari do të mundësojë një rrjet mbrojtëse për dhjetra mijëra vendeve të punës gjegjësishtë do të mundësojë një numër të madh…

