Me 09.01.2021 në ora 12.15 në vendkalimin kufitar ‘Tabanoc’ nga zyrtarët policor është arrestuar I.Z.(27) nga Republika e Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se për kontroll e ka dhënë pasaportën shqiptare në emër të M.C.(25) nga Republika e Shqipërisë, transmeton Almakos.
Personi është dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme./Almakos/



