Në territorin e qytetit të Shkupit dje u shqiptuan gjithsej 224 masa në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të trafikut, 21 prej të cilave për ngasje pa patentë shofer.
Ministria e Punëve të Brendshme informoi sot se 20 gjoba janë shqiptuar për ngasje më të shpejtë se shpejtësia e lejuar, dhe 18 për automjete të paregjistruara dhe teknikisht me defekt. Dymbëdhjetë shoferë u gjobitën për ngasje nën ndikimin e alkoolit, 10 për përdorimin e telefonit celular, gjashtë për parakalim dhe anashkalim, dhe tetë masa u shqiptuan për kalimin në semafori të mbyllur (dritë e kuqe).
“Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë në ditët në vijim. Ne apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion”, thuhet në kumtesën nga MPB-ja.



