Në muajin e humanizmit në Mozzart kishte një kartelë fituese humanitare prej 58.814 denar, ndërsa pagesën e plotë për tërë muajin dhjetor Mozzart do ta bëj në Shtëpinë e fëmijëve “11 tetori” në Shkup.
Në Mozzart në muajin e humanizmit janë mbledhur rreth 2420 euro. Kartelën në vlerë prej 3.000 denar që kjo kompani për cdo ditë e jepte për persona të njohur për garë përmes tërë muajit dhjetor njëherit ishte edhe fitimi i garantuar. Kjo nënkupton se kartela humanitare në një formë kaloi edhe përskaj kartelës fituese që e fitoi hendbollisti Filip Kumanovski. Lojëtari i prezantueses së Maqedonisë në hendboll dhe njëherit lojëtar i Hanoverit, mjetet e fituara prej 58.814 denar i dha si donacion për vogëlushin Mihail Ristoskin nga Tetova, që ka diagnozën-paralizë në dorën e majtë.
“I falënderohem Mozzartit për mundësinë që të marr pjesë në këtë kampanjë humanitare dhe me kartelën time fituese të kontribuoj për aksionet humanitare që po organizohen nga kjo kompani me përgjegjësi shoqërore. Me të vërtetë u gëzova kur e pash që fitova me kartelën time dhe se i qëllova të gjitha ndeshjet , shpresoj se fitimi do të ndihmoje në shërimin e Mihailit të vogël. Të gjithëve i dëshiroj gëzuar festat e Krishtlindjeve dhe Fundvitit, me dëshirën për shumë shëndet, gëzim dhe lumturi dhe ju dëshiroj një vit 2021 më të suksesshëm”, deklaroi hendbollisti Kuzmanovski.
Në mënyrë shtesë, fondi i përgjithshëm i dhjetorit prej 90.000 denarëve që shkon për qëllime humanitare është i dedikuar për Shtëpinë e fëmijëve “11 tetori” në Shkup. Kjo nuk është hera e parë që kompania Mozzart të bashkëpunoje me këtë institucion. Deri më tani, Shtëpia e fëmijëve “11 tetori” ka fituar televizor si dhe donacion prej një kartele humanitare në vlerë prej rreth 100.000 denarëve.
“Festat e fundvitit në mënyrë tradicionale janë kohë për dhënie, ndërsa kompania Mozzart ka vendosur që tërë muajin dhjetor ta proklamoje për muaj të humanizmit dhe në këtë mënyrë ta përmbylle vitin 2020, ku për shkak të epidemisë së koronavirusit, përkrahja në bashkësi ishte më së shumti e nevojshme. Por, po mundohemi që atmosferën e dhënies ta zgjasim tërë vitin. Në këto kohë të vështira është rritur nevoja për ndihmë në kushte të krizës globale., Mozzart ka realizuar aktivitete të shumta me përgjegjësi shoqërore nëpër institucione të ndryshme. Gjatë kohës së festave është me rëndësi që edhe më shumë të bashkohemi me aksione të këtilla të cilat disa do t`i gëzojnë dhe do t`ia bëjnë këtë periudhë të vitit më të lumtur”, deklaruan nga menaxhmenti i kompanisë Mozzart.
Përndryshe, kampanja Kartelë humanitare për vikend realizohet prej më shumë se një viti. Deri më tani janë shpërndarë dy kartela fituese, njërën kartelë fituese e ka shpërndare futbollisti Ostoja Stjepanoviq, ndërsa fitimin prej 99.386 denar e ka dedikuar në Shtëpinë e fëmijëve pa prindër në Shkup. Kartelën e dytë fituese e ka shpërndarë futbollisti Bllagoja Todorovski, ndërsa me shumën e fituar janë furnizuar pastruesit e ajrit të dedikuar për Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup në repartin hemato-ontologjik.



