“Zero uri në Komunën Qendër” vazhdon me aktivitetet e saj. Edhe këtë muaj 150 familje me rrezik të lartë social kanë marrë pako me produkte ushqimore dhe higjienike.
Siç informojnë nga komuna, ky aktivitet realizohet një herë në muaj, pas listës paraprakisht të konfirmuar të marrë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
“Në bashkëpunim me Bankën për ushqim dhe shoqatën Humanost, në vijim është edhe aksioni për ndihmë dhe mbështetje të pensionistëve me të ardhura të ulëta. Qytetarëve më të rritur këtë periudhë u dorëzohen paketa me prodhime ushqimore dhe higjienike, ndërsa qëllimi kryesor i aksionit është të sigurohen paketa për të gjithë pensionistët me të ardhura të ulëta të cilët jetojnë në territorin e komunës”, qëndron në kumtesë.



