U.d. dekani i Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore Shkup, prof. Dr. Valentin Mirçeski, duke u përgjigjur pyetjes së gazetarit për draft konceptin për arsimin fillor thotë se kjo sigurisht është periudhë e debatit dhe se ai debat vazhdon.
“Ne jemi të bindur se ministria do të pranojë disa pjesë nga propozimet që janë tashmë në dokumente të shkruara dhe se ajo do të implementojë njerëzit tanë në përgatitjen e idesë së përgjithshme në profilizim,” tha Mirçeski.
Mirçeski theksoi se termi integrim i lëndëve është i njohur për fakultetin sepse edhe ato kanë studime me dy lëndë.
“Termi integrim për FSHMN sigurisht nuk është drejtim sepse Fakulteti është Fakultet i Shkencave Matematiko-Natyrore. Në ato drejtime mësimore që i kemi për kuadrin në arsimin fillor, ato sigurisht që janë studime me dy-lëndore, ne i quajmë biologji-kimi, matematikë-fizikë, kështu që vetë termi i integrimit dhe bashkëpunimi ndër resor për ne nuk është diçka e re. Në atë kuptim, diskutimi që u zhvillua në fakultet, kuptohet, veçanërisht nga ana e mësimdhënësve përgjegjës për metodikë në disiplinat përkatëse, ajo nuk është diskutim që kupton e refuzon propozimin. “Sigurisht, ai si diskutim i intelektualëve të lartë ka ton kritik dhe se duhet pasur kujdes me intensitetin e implementimit,” tha Mirçeski.
Data 14.09.2026
Aktuale
- Minçev: Deri në fund të vitit 2026 gati ligji i ri për pagat në sektorin publik
- Forumi Rinor i BDI-së kërkon dorëheqjen e ministrit Jeton Shasivari
- Një 39-vjeçar kërcënoi Mickoskin, Prokuroria Publike kërkon paraburgim
- Kurti me thirrje për zgjedhjen e presidentit: Do të ishte e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje
- MPB: Gjatë kontrollit në trafik janë arrestuar 13 persona
- Kryeministri i Malajzisë: Shoqëritë muslimane të mbajnë hapin në fushën e inteligjencës artificiale
- Një 39-vjeçar kërcënoi Mickoskin, Prokuroria Publike kërkon paraburgim
- Ndizet protesta në Tiranë/ Qytetarët bllokojnë rrugën te Zogu i Zi, përplasje me policinë pranë gjimnazit “Qemal Stafa” (VIDEO)



