Shkupjanët këtyre ditëve janë dëshmitar të pamjeve të shkëlqyeshme nga shtëpitë e tyre në drejtim të maleve dhe kodrave përreth. Koha pranverore i bëri me ngjyrë jeshile edhe parqet, ndërsa vendet e admiruara për t`u vizituar si Vodno, Parku i qytetit, Saraji dhe Gazi Baba u mbushën sikur të ishte muaji mars, transmeton Almakos.
“Shkupi asnjëherë nuk ka qenë më me diell, më i ngrohtë dhe më i pastër me 32.12. Kushdo që thotë të kundërtën, është duke shpifur dhe gënjyer”, tha autori i fotografive Zharko Trajanoski.
Ajri i pastër mundësoi edhe pamje të shkëlqyeshme drejt hënës së plotë që u paraqit për vitin e ri.
Periudha e ngrohtë nisi në ditët para Vitit të ri, ndërsa tërë muaji dhjetor kaloi pa periudha më të gjata duke i tejkaluar vlerat e stacioneve matëse.
Stacionet matëse në ditën e fundit të vitit 2020 dhe në ditën e parë të vitit 2021, japin dhe paralajmërojnë rezultate të shkëlqyeshme.
Këtë dimër ende nuk kanë nisur të zbatohen masa emergjente si rezultat i rritjes së ndotjes, dicka për të cilën u mësuam në disa vite të fundit. /Almakos/











