Berat Ajdari/deputet i BDI-së:
Bashkë me kryetarin e komunës së Likovës, Erkan Arifin, kolegun Arber Ademi, Sekretarin shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, Rexhail Ismaili dhe kryetarin e degës së BDI-së në Likovë Mirsad Ibraimi, bëm përurimin e dy rrugëve në fshatin Mateç.
Madhështore është se këto rrugë do të mbajnë emrin e dy dëshmorëve të Kombit, Iljasa Memedi dhe Mevludin Memedi.

Krenohemi me Dëshmorët, me veprat që do të mbesin përherë pjesë e kujtesës historike dhe burim frymëzimi për të ardhmen tonë, janë shtytje për ne, që të punojmë me përkushtim.
Gjithashtu e përgëzoj kryetarin Arifi për punën e bërë dhe angazhimin e tij maksimal, është dëshmi se historia e këtyre burrave po përjetësohet./News-TV/



