Marihuana vazhdon të jetë më shumë e popullarizuar në kontinentin e Evropës sesa në pjesën tjetër të botës. Studimet për përdorimin e marihuanës në Evropë tregojnë se 1 në 8 të rinj evropianë janë përdorues të rregullt të marihuanës, ose gati 1 për qind e popullsisë së Evropës janë përdorues të rregullt. Dhe, lejimi i përdorimit të marihuanës legale ka bërë së fundmi që, edhe Qeveria në Maqedoninë e Veriut të mendohet të lejojë përdorimin rekreativ të saj në kafene dhe vendet e mikpritjes në kryeqytet, Shkup dhe në vendet e nxehta të tjera turistike, si qyteti buzë liqenit të Ohrit.
Kryeministri Zoran Zaev në disa raste është deklaruar se, nëse sillet Ligji për përdorimin rekreativ të marihuanës, megjithatë duhet të respektohen standardet e ventilimit nga sektori i turizmit. “Ideja është që të lejohet konsumimi i marihuanës në kafene, si në ato ekzistuese dhe ato të reja, dhe në vendet turistike, përfshirë Shkupin, nëse respektojnë disa standarde të ventilimit, provën e origjinës së marihuanës dhe kështu me radhë”, ka deklaruar Zaevi, ndërsa shembull për këtë ai e ka marrë Holandën. Edhe ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiç, ka shprehur mendim afërsisht të njëjtë me kryeministrin Zaev, ndërsa ka thënë se legalizimi i marihuanës mund të sjell zhvillim për vendin, përfshirë frenimin e kriminalitetit dhe përfitime ekonomike për vet shtetin. “Një rregullim i cilësisë në këtë zonë mund të sjellë disa përfitime për vendin, të tilla si rregullimi i tregtisë së marihuanës, frenimi i kriminalitetit dhe sigurisht përfitimet ekonomike, kryesisht në sektorët e turizmit dhe mikpritjes”, është shprehur Mariçiç.
MARIHUANA NUK ËSHTË PRIORITET
Profesori universitar Bashkim Selmani thekson se nëse lejohet përdorimi i hapur i marihuanës, kjo do të ishte e papranuar për qytetarët dhe se, siç thotë ai, partitë politike shqiptare duhet të reagojnë. “Legalizimi i saj u mendua që nga koha e Gruevskit, ndërsa po tentohet të legalizohet tani nga Zaevi. Legalizimi i marihuanës nuk ka qenë as pjesë e premtimeve në fushatë zgjedhore. Maqedonia Veriut nuk ka asnjë studim fizibilitetit statistikor mbi personat që vdesin nga përdorimi i lëndëve narkotike dhe vaj halli si do të jetë situata nëse bëhet legale. Gjendja ekonomike, e për më tepër ajo politike – është katastrofale dhe në vazhdimësi në krizë, ndërkaq neve na mbetet të diskutojmë për marihuanën, ku gjërat primare i kemi të lëna pezull. Shkollat tona janë pa kushte, kemi arsim jo kualitativ, ndërsa tani gjeneratat e reja dëshirojmë të i infektojmë edhe më shumë. Ky vendim do të ishte i papranuar dhe shpresoj që partitë shqiptare të reagojnë pasi kjo është në dëm tonin”, deklaron Selmani.
Nga këndvështrim i sociologjisë, profesor Ali Pajaziti theksohet se në variante të shumta, legalizimi i saj mund të na shpie në një farë mënyre drejt ilegalitetit dhe tek varësia e marihuanës. “Ky ligj që mendon ngritjen ekonomike të një spektri të bizneseve dhe që targeton turizmin, në fakt është tepër subversiv, sepse de fakto – popullatës, në veçanti asaj rinore, i bën një ofertë djallëzore. Kultura e marihuanës rekreative si nus-produkt mund të ketë lidhjen me llojet e tjera të drogërave, sepse një derë e vogël është hapur. Ndjenja e kuriozitetit të rimund ta shpie tek ilegaliteti, dhe te varësia. Thuhet se me këtë do të mbahet nën kontroll kriminaliteti! S’di si do të ndodhë kjo kur marketizohet një kulturë jotipike, një diçka që asocon kundër kulturës, devijimin nga ‘mainstream’ natyror e social”, thekson sociologu Pajaziti.
MJEKËSIA KA NEVOJË PËR MARIHUANË DHE EFEKTET E SAJ
Megjithatë, nga aspekti mjekësor, mjeku Besnik Hamiti na përshkruan rreth përdorimit të marihuanës që zakonisht i devijohet kuptimi me kanabisin, e që faktikisht janë të ngjashme, por dallojnë nga produkti specifik i gjethit të kanabisit. “Në fakt, kanabisi përshkruan produktet e kanabisit në përgjithësi të derivuara nga kanabis sativa, ndërsa marihuana i referohet në mënyrë specifike produkteve të kanabisit që bëhen nga lulet e thata, gjethet, rrjedhjet dhe farat e bimës së kanabisit. Përdorimi dhe efekti i saj për diagnozat e tjera apo rastet e ndryshme shëndetësore, siç është, për shembull nausea tek pacientët me kimoterapi, të cilët kanë pohuar se marihuana u kishte ndihmuar në suprimimin e nausesë, apo tek personat me dhimbje kronike, ekzistojnë hulumtime pohuese se ndihmon në lehtësimin e dhimbjes, apo si substancë anti-inflamatore, apo konfirmime nga prindër me fëmijë epileptikë, që kanë ndihmuar në zvogëlimin e numrit të sulmeve”. Ai gjithashtu përmend se brenda kohës do të rritet numri i konsumatorëve të marihuanës dhe natyrisht ka nevojë përdorimi në mjekësi. “Ndërsa politikat kalojnë drejt legalizimit të marihuanës, është e arsyeshme dhe ndoshta e matur të supozohet se përdorimi i saj do të rritet dhe se, nga shtrirja, do të rritet edhe numri i personave për të cilët do të ketë pasoja negative në shëndet, por duke mos anashkaluar edhe dobitë për lëmit e veçanta të mjekësisë”, thotë Hamiti
LEGALIZIMI I MARIHUANËS NË BALLKAN
Legalizmi i marihuanës në disa vende të Ballkanit zakonisht përdoret për nevojat mjekësore siç është në Kroaci, e cila nga viti 2001 ka miratuar këtë ligj – përdorimin e marihuanës si lëndë rehabilituese për mjekësi. Megjithatë, Kroacia ka sanksionuese në rast të keqpërdorimit siç është shitja ilegale dhe përdorimi jashtëligjor që parashohin diku rreth 12 vite burg, ndërsa për abuzim me marihuanë, sanksionohet shkojnë prej 15 deri në 20 vite burg. Edhe Greqia, që kultivon mbjelljen e marihuanës dhe kultivimin e saj në pothuajse 14 fabrika të licencuara, ka të paraparë dënime të rrepta për keqpërdorim të marihuanës. Ligji i miratuar në vitin 2013 nga parlamenti grek parasheh sanksione të rrepta të dënimeve në rast se personat manipulojnë dhe keqpërdorin me të, ndërsa në Serbi, Mali të Zi, Shqipëri dhe në Kosovë – mbetet akoma në ilegalitet përdorimi i saj, edhe pse në Shqipëri – nga statistika publike, mund të themi se një dhjeta e qytetarëve shqiptarë vdesin nga konsumimi i lëndëve narkotike. Së fundmi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria synojnë dhe po diskutojnë legalizimin e marihuanës. Por, ndryshe nga LSDM, partitë shqiptare, si ato në pushtet edhe ata në opozitë, deri tani janë shprehur kundër iniciativës së Zaevit për legalizimin të marihuanës edhe për përdorim kreativ.
Data 14.09.2026
Aktuale
- Irani: Takimi rajonal në Oman u anulua me kërkesë të Arabisë Saudite
- Shtrenjtohet benzina, lirohet dizeli, KRRE publikon çmimet e derivateve të naftës
- Kërcënohet me vdekje gazetari i News24, Osman Stafa/ Mesazhi që mori: “Mbaje mend, do të vras!” Reagon AGSH: Hetim të shpejtë!
- Gashi: Intuita më thotë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare
- Arrestohet një 52-vjeçar në Gostivar, dyshohet se sulmoi një punonjëse lokali
- Pa patentë në timon, policia ia konfiskon automjetin 19-vjeçarit nga Pallçishti i Poshtëm
- Gashi i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme
- Mbeturinat pushtojnë Kejin e Vardarit, qytetarët kërkojnë zgjidhje



