VMRO-DPMNE është ende në qëndrimin se nuk do ta mbështes Ligjin për Regjistrim. Këtë e përsëriti anëtari i Komitetit Ekzekutiv të partisë Stefan Andonovski. Ai deklaroi se Qeveria e ardhshme do të realizojë regjistrim kredibil, sipas të gjitha standardeve të EUROSTAT dhe institucioneve tjera evropiane.
Stefan Andonovski, VMRO
“LSDM arriti sukses, gjegjësisht po mundohet të bëjë regjistrim të falsifikuar, pra të bëjë inxhenering në regjistrim ashtu siç bëri edhe inxhenering zgjedhor. Janë të paqarta për ne poentat, gjegjësisht 3 situatat: Pse nuk sqarohet metodologjia e nënshkrimit, së dyti përse LSDM është kundër terminaleve për gjurmët e gishtërinjve dhe së treti LSDM po mundohet të bëjë regjistrim në të cilin njerëzit nuk do të kenë besim”.
Nga partia në pushtet LSDM kanë përpiluar një plan të quajtur “Aksioni 21”, në të cilin kanë përfshirë 10 prioritete që zotohen se do t’i realizojnë në vitin 2021. Në mesin e tyre bënë pjesë edhe regjistrimi i popullsisë, realizimi i të cilit siç premtojnë, do të jetë sipas standardeve evropiane.
LSDM
“Në mesin e 10 prioriteteve në ‘Aksion 21’, është edhe regjistrimi i popullsisë sipas standardeve të EUROSTAT. 2021 është vit i cili duhet të të ketë një kthesë pozitive në shoqërinë tonë. Pikërisht këto 10 prioritet të ‘Aksioni 21 – për standarde evropiane në shtëpi’ dhe plotësimi i tyre do të jetë motivi jonë për të punuar dhe për të vazhduar standardet evropiane ti realizojmë në përditshmërinë tonë”.
Prioritete tjera të kësaj partie janë edhe pastrimi i gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit, lufta për mbrojtje të ambientit jetësor, vaksinat nga kompania Fajzer, vakisnat nga Kovaks, prodhimi i kanabisit.
Përndryshe, sipas paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit, Ligji për Regjistrim pritet të hyjë në Kuvend në seancën plenarë pas 18 janarit.
Regjistrimi i popullsisë, pritet të realizohet nga 1 deri më 21 prill të këtij viti.




