Vetëm edhe tre muaj kanë ngelur deri në realizimin e operacionit për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive që është paraparë të mbahet nga 1 deri më 21 prill të vitit të ardhshëm, ndërsa ligji ende nuk ka kaluar procedurat parlamentare. Aktualisht ligji ka hyrë në rend dite në Komisionin për Çështje Evropiane pasi mban siglën e BE-së, si dhe në Komisionin për Sistem Juridik, ndërsa kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka paralajmëruar se në janar do të hyjë dhe në seancë plenare. Risi në këtë proces do të jetë që regjistrimi do të zhvillohet me ndihmën e kompjuterëve të lëvizshëm me aplikacion të veçantë, për çka tanimë janë definuar dispozitat teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale. Ligji përmban një sërë dënimesh si në para ashtu edhe me të paktën pesë vjet burg për shkeljet ligjore dhe manipulimet eventuale.
Ligji për Regjistrimin e Popullsisë
Gjobë prej 200 deri në 300 euro në kundërvlerë të denarit do të shqiptohet për shkelje nga persona fizik, nëse si pjesëmarrës në regjistrim, në mënyrë të paautorizuar i jep të dhënat e regjistrimit personit të tretë ose në cilësinë e instruktorit shtetëror, instruktorit rajonal ose regjistrues, gjegjësisht anëtar i komisionit për rajon të regjistrimit, nuk do të veprojë në përputhje me udhëzimet dhe instrumentet për realizim të regjistrimit dhe këtij ligji.
Ai që do të shkatërrojë, fsheh, dëmtoj, korrigjoj ose në mënyrë tjetër do të bëjë që të jenë të papërdorshme të dhënat e regjistruara në aplikacionin e regjistrimit, do të dënohet me dënim me burg prej të paktën tre viteve.
Nëse veprën e kryen pjesëmarrës në regjistrim ose person tjetër zyrtar gjatë realizimit të regjistrimit do të dënohet me dënim me burg prej të paktën pesë viteve
Dënime janë paraparë edhe për qytetarët të cilët do të refuzojnë të japin të dhënat që kërkon pyetësori, ose do të jep të dhëna të pasakta.
Ligji për Regjistrimin e Popullsisë
Gjobë prej 200 deri në 300 euro në kundërvlerë të denarit do të shqiptohet për shkelje nga ana e personave fizik nëse refuzon të jep të dhënat që kërkohen për të në regjistrim ose nëse jep të dhëna të pasakta
Ligji parasheh se do të regjistrohen edhe popullata vendore me adresë banimi në Maqedoninë e Veriut, pa marrë parasysh nëse për momentin ndodhet në shtet ose jashtë vendit, por edhe shtetasit e huaj që qëndrojnë në vendin tonë me leje qëndrimi, si dhe personat pa shtetësi që gjatë realizimit të regjistrimit do të takohen në shtet. Për personat që janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa janë me punë ose banim të përkohshëm jashtë shtetit, do të mundësohet të vetë regjistrohen në periudhën prej 1 marsit deri më 21 prill në aplikacionin e veçantë që do të jetë në faqen zyrtare të Entit Shtetëror për Statistikë.




