Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot informoi se Ligji për mbrojtje të popullsisë nga sëmundjet ngjitëse, nesër do të jetë në procedurë parlamentare. Ai shpreson se deputetët do të votojnë sa më parë ndryshimet, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nëse kalojnë këto ndryshime në Kuvend, miratohet pakoja me masa restriktive. Këtu përfshihet bartja e maskave në ambient të hapur, kufizimi i numrit të mysafirëve në katër dhe ndalesa për tubime pas orës 22. Ndryshe, ky propozim-ligj u vendos javën e kaluar në procedurë parlamentare, por OBRM-PDUKM kërkoi kohë shtesë për ta shqyrtuar./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Paga solide dhe pozicione të sigurta pune. Ky është sektori publik, një prej më të lakmuarve për momentin nga të rinjtë që janë në kërkim të një vendi pune. Nga sondazhet më të fundit të kryera me këtë grupmposhë – kjo preferencë përligjet me arsyetimin se ata “kryesisht përqendrohen në punësimin në administratën publike ose shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit”. Ata deklarohen “të sigurt tek një vend pune në një institucion publik”, por mbi të gjitha – i tërheqin pagat e larta. Njoftimet për punësime në administratën publike janë mbështetje për pozicionin e tyre, pasi përmbajnë rregullisht informacion…

Lexo më Shumë

Një 71-vjeçar nga Kavadari ka vdekur nga koronavirusi në klinikë, ndërsa një fëmijë pesëvjeçar “dërgoi” në izolim 14 fëmijë, dy përkëdhelëse dhe një edukatore kopshti. Ky informacion për AIM-n është konfirmuar nga mjeku Riste Jovanovski, epidemiolog specialist pranë Qendrës së Kavadarit për Shëndet Publik. Në 24 orët e kaluara, katër raste të reja janë konfirmuar në Kavadar dhe tetë në Negotinë. Ata janë të moshës pesë deri në 61 vjeç.

Lexo më Shumë

Zv.kryeministri i ngarkuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Ljupço Nikollovski, u emërua sot kryetar i Koalicionit të Antikorrupsionit për të Luftuar Korrupsionin. Siç thonë nga Qeveria, kjo platformë, e cila ndjek shembullin e Mbretërisë së Hollandës dhe vendosi praktika pozitive në Shqipëri, do të punojë drejt arritjes së rezultateve të vërteta vitin e ardhshëm. Me emërimin e Nikollovskit si kryetar do të arrihet një luftë më dinamike kundër korrupsionit dhe përmes futjes së praktikave të suksesshme ndërkombëtare. Nikollovski theksoi se Koalicioni i Biznesit Antikorrupsion synon të promovojë një klimë tërheqëse biznesi përmes qeverisjes…

Lexo më Shumë

Mbi 3,500 raste aktive të pacientëve me Covid-19 janë të regjistruar vetëm në Shkup, por vendime për izolimin e këtyre pacientëve sipas MPB-së kanë vetëm mbi 2 mijë. Kjo nënkupton se numri i të infektuarve që mund të dalin lirshëm nëpër qytet është shumë i lartë për shkak se Inspektorati shtetëror shëndetësor sanitar nuk arrin të procedoj të gjitha vendimet me kohë. Autoritetet thonë se nuk ka kuadër të mjaftueshëm në Inspektorat, ndërkohë Alsat mëson se vet drejtoresha e këtij inspektorati, Irinka Buhova ka marr pushimin vjetor dhe aktualisht gjendet jashtë shtetit. JANË NË PROCES TË MARRJES SË VENDIMEVE SEPSE…

Lexo më Shumë

Vaksina e gripit sezonal do të jetë e gatshme pas dy javësh. Kjo për shkak se kompania e autorizuar për blerjen nga Franca u vonua me furnizimin. Mbi 40 mijë vaksinat priten të arrijnë në fund të javës së parë të Nëntorit, thonë nga Qendra e Shëndetit Publik në Shkup. Drejtori i këtij institucioni tha se vonesat u bënë që nga porositja e vaksinave sepse kërkesa është rritur në nivel botëror dhe prioritet kanë vendet e BE-së. Stojanov tha se telashe do të kenë edhe me qytetarët që do të grumbullohen për t’i marrë vaksinat pa mbajtur distancë, gjë e…

Lexo më Shumë

Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) në mbledhjen e sotme të Shtabit të Krizës ka propozuar hapjen e dy reparteve në Spitalin 8-shtatori për hospitalizimin e pacientëve me Kovid-19. Për shkak të numrit në rritje të të infektuarve, është propozuar zgjerim i kapaciteteve edhe në spitalin në Kozle si dhe hapja e një laboratorie për testimin e materialeve. Lidhur me gjendjen e përgjithshme me Kovid -19 është prononcuar edhe ministri i brendshëm, Oliver Spasovski i cili theksoi se nuk ka rekomandime nga Komisioni për Sëmundje Infektive që do të nënkuptonin masa më rigoroze për parandalimin e përhapjes së virusit. Megjithatë siç…

Lexo më Shumë

Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI vite më parë ka nënvizuar që, reformat shpëtimtare të këtij Institucioni do të zhvillohen vetëm kur shteti do të dalë jashtë BFI-së. Pra, nuk bëhet fjalë për daljen e BFI-së nga kontrolli dhe përgjegjësia para organeve gjegjëse të shtetit, por, për ikjen e vetë shtetit nga BFI-ja Shkruan Afrim Tahiri Dikush në vend, me të madhe është duke punar që Bashkësia Fetare Islame të bëhet ndonjë sektor i parëndësishëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Shtetit. Manipulimi me fenë dhe keqpërdorimi i fesë është mjeti më i mirë që mundëson masa të jashtëzakonshme…

Lexo më Shumë

Nuk ka më shtretër të lirë në spitalin e Strugës për pacientët me koronavirus. Në mungesë të repartit infektiv, të infektuarit nga rajoni i Strugës pranohen në repartin intern. Atje ka 13 pacientë, ndërsa ka vetëm 10 shtretër. Nga spitali kanë frikë se numri i pacientëve mund të rritet. Situata është alarmante dhe po përpunohet plani B, nëse rritet numri i të sëmurëve.– Advertisment – Asani thotë se nëse reparti i fëmijëve ri-përshtatet, atëherë i njëjti do të zhvendoset nga vendndodhja aktuale. Edhe në Spitalin e Ohrit, pothuajse nuk ka shtretër të lirë. Në repartin infektiv të gjithë 18 shtretërit…

Lexo më Shumë

Bullgaria e konteston emrin e shkurtër të Republikë së Maqedonisë së Veriut dhe gjuhën maqedonase. Kështu deklaron Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Ai po ashtu shtoi se të dy vendet kanë pritje të ndryshme edhe nga Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë e cila është nënshkruar më parë, e për këtë qëllim kanë formuar grupe të punës që të tejkalohen këto dallime. Osmani thotë se në qoftë se grupet punuese do të kenë vështirësi për të gjetur gjuhë të përbashkët, atëherë janë të gatshëm që t’i ndihmojnë ata.– Advertisment – Në tekstin e kornizës negociuese janë kontestuar dy momente,…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski-Makso, po shfrytëzon rasti që çdo aktivitet ose punime të cilat i realizon me paratë e qytetarëve, taksapaguesve, si puna e trotuareve, kanalizimeve, ujësjellësit etj., ta kthejë në marketing me qëllim të përfitimit të poenëve politikë. Mirëpo, jo gjithmonë mënyrë e “reklamimit me cdo kusht”, jep efekt pozitiv. Shikoni cfare skandali kanë bërë punëtorët komunalë duke u përpjekur të përshtasin trotuaret edhe për këmbësorët që lëvizin me biçikleta dhe karroca për fëmijë. Punimet që po i shihni në foto, nuk janë të denja as për Afrikë e lere më në Evropë. Sipas arkitektëve, përshtatja…

Lexo më Shumë

Nga fillimi i pandemisë deri më tani 35 fëmijë dhe 123 edukatorë janë infektuar nga koronavirusi, një e treat e të cuilëve është infektuar në javën e fundit. Aktualisht 482 fëmijë dhe 77 të rritur janë në izolim. Të gjithë kanë pasqyrë të mirë klinike përveç një fëmije dhe një edukatori. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska tha se situata në kopshte është e mirë dhe nën kontrolh dhe se nuk po mendojnë për mbylljen e tyre. Kapaciteti i kopshteve është 20,718, dhe për momentin janë të regjistruar 10,700 fëmijë.

Lexo më Shumë