VMRO-DPMNE vlerëson se kështu siç është propozuar dhe është sqaruar, procesi i rregjistrimit të popullsisë dhe amvisërive nuk paraqet një operacion statistikor por marrëveshje politike. Kjo parti nuk do ta mbështes ligjin e propozuar nga Qeveria dhe kanë kundërshtuar vendosjen e siglës evropiane para ligjit.
Naum Stoilkovski
“Ligji për rregjistrim nuk është ligj që duhet të sillet me flamurin evropian, gjeqësisht po keqpërdoret procedura e shkurtuar dhe ata flamuj evropian që duhet të vendosen para ligjeve që nënkuptojnë përputhje të legjislativës së Maqedonisë me atë evropiane. Ky është ligj që duhet të përcaktojë një operacion statistikor, numërim të popullsisë, ndërsa në të si zakonisht deri më tani është vendosur metodologjia, por kësaj rradhe mungon metodologjia sipas së cilës do të zbatohet ky operacion statistikor”
Stoilkovski thotë se VMRO-DPMNE propozon që rregjistrimit të realizohet edhe përmes marrjes së shenjave të gishtërinjve me qëllim që në fund të gjithë të jenë të bindur në rrezultatet.
Naum Stoilkovski
“Kështu siç është propozuar, ligji mund të jep rrezultate të pabesueshme prej 3 miljon qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Prandaj që të mund të jenë relevante të dhënat e siguruara nga operacioni I rregjistrimit dhe që rrezultatet e rregjistrimit të pranohen nga të gjithë faktorët politik dhe institucionet , propozojmë zgjidhje dhe ajo është që të sigurohen ata aparate për gjurmët e gishtërinjve gjatë realizimit të rregjistrimit, që në fund të gjithë të jenë të sigurtë në rrezultatet e rregjistrimit, se nuk bëhet fjalë për zgjidhje politike për hirë të qetësisë në koalicionin qeveritar, por se është kryer rregjistrim që do ti jep parametrat e vërtetë për zhvillimin”
Edhe kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski, tha se partia e tij nuk do të pranojë rregjistrimin sipas propozim ligjit aktual. Ai tha se opozita do të dorëzojë amendamente në fazën finale, por edhe se nuk mund të bllokojë miratimin e ligjit, sepse ai sillet sipas procedurës së paraparë me rregullativën që del nga direktivat evropiane.




