Partia qeveritare e LSDM-së sot do ta mbajë Kongresin e 25-të, i cili do të jetë i pari digjital në vend, ndërsa për atë qëllim, siç thekson partia, do të shfrytëzohen platforma dhe mjete bashkëkohore digjitale. Kongresi i parë digjital i LSDM-së do të mbahet përmes platformës elektronike Zum, ndërsa partia për këtë hap ka vendosur për shkak të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, delegatëve, punonjësve mediatik. Kongresin do ta hap dhe do ta udhëheq kryetari i LSDM-së Zoran Zaev. Do të ketë pjesë të hapur dhe të punës me transmetim përkatës të drejtpërdrejtë dhe mundësi për mediumet të ndërmarrin…
Author: Hamdi Kumanova
Historia t’u lihet historianëve, ndërsa politika politikanëve është thirrje, e cila ditëve të fundit gjatë gjithë kohës po përsëritet nga ana e funksionarëve shtetëror në vend në lidhje me mosmarrëveshjet të cilat filluan midis Shkupit dhe Sofjes, pas dërgimit të memorandumit sqarues bullgar deri te vendet-anëtare të BE-së. Çështjet historike të zgjidhen në suaza të Komisionit të përzier maqedono-bullgar, e cila doli nga Marrëveshja për fqinjësi të mirë, apelon kreu shtetëror, ndërsa shefi i Diplomacisë Bujar Osmani përmendi se takimi i ardhshëm i historianëve maqedonas dhe bullgar do të mbahet në dhjetor, prej më 15 dhe 16 tetor pas pushimit…
Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut sot priti në takim zyrtar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdulah Hoti, transmeton portalb.mk Pendarovski përshëndeti Marrëveshjet për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Uashington. “Presidenti Pendarovski e përshëndeti Marrëveshjen për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Uashington, si një hap për gjetjen e kompromisi përfundimtar, duke theksuar se ajo do të kontribuoj në stabilitetin e përgjithshëm të rajonit”, raportojnë nga Presidenca.https://www.youtube.com/embed/zkhDPSCehv4?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent Presidenca raportoi se vendet do të vazhdojnë me iniciativa konkrete të zhvillojnë raportet e shkëlqyera bilateral. “Pandemia nuk duhet të jetë pengesë për përparimin…
Një ngjarje e rëndë që ndodhi në fshatin Poliçkë tronditi jo vetëm Kamenicën e Gjilanin me rrethinë por gjithë vendin kur doli lajmi se 19 vjeçarja Arbesa Murseli Lipovica u gjet e varur në degën e një lisi në lagjen Likovica të këtij fshati. Burime të afërta me familjen e viktimës kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali se gjatë ekzaminimit të viktimës nga hetuesit policorë në xhepin e majtë të veshjeve sportive të cilat i kishte pasur veshur derisa dyshohet se kishte kryer aktin e vetëvr*asjes pasditen e 17 tetorit është gjetur edhe një letër e verdhë bashkë me…
Me protesta në Shkup e më pas në Shtip, VMRO-DPMNE shënoi Ditën e Betejës Revolucionare Maqedonase. Kryetari i partisë, Hristijan Mickovski, duke iu rikthyer etapave historike të zhvillimit të shtetit, ftoi Europën që pa kushtëzime të nis bisedimet me Maqedoninë.“Maqedonia duhet të nis bisedimet me BE-në sa më shpejtë dhe të mbahet konferenca ndërqeveritare. Kjo është e ardhmja jonë e vetme. Maqedonia dha mijëra viktima në luftën kundër fashizmit, komunizmit, ruajtjen e paqes në vitin 2001. Maqedonia ishte barrierë e Europës kundër krizës së migrantëve. Maqedonia ka dhënë shumë për Europën, tani është koha e duhur që Europa menjëherë t’ia…
Kirurgu nga Shtipi, Gjorgji Denkov (67) ka ndërruar jetë pas mjekimit disa ditor në Shtip dhe në Shkup, si pasojë e korona virusit. Ai paraprakisht ka pasur probleme të tjera shëndetësore, por kur javën e kaluar i është përkeqësuar gjendja, ka qenë disa orë në kontroll në spitalin klinikë në Shtip, ndërsa më pas është transferuar në Shkup, ku është vërtetuar se është pozitiv me korona virus. Kirurgu është viktima e 9 nga fusha e medicinë në kovid pandeminë. Për vdekjen e kirurgut ka konfirmuar familja e tij, e cila ka ordinancë stomatologjike në Shtip./Portalb.mk
Pagesa e rrogave për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor, ndihma e re qeveritare për përkrahje të vendeve të punës, rrogat e të punësuarve në ekonomi. Qeveria do të injektojë 70 milionë euro në ekonominë dhe kompanitë. Zgjidhja e propozuar nga ana e Ministrisë së Financave dje u miratua në Qeveri. Hapi i ardhshëm do të jetë miratimi i kësaj zgjidhjeje në Kuvend. Kjo do të jetë mundësi që kompanitë që kanë të ardhura të reduktuara me mbi 80%, të mund të aplikojnë për përkrahje financiare deri në 21.776 denarë, ndërsa kompanitë me të ardhura të reduktuara deri në 30 ose…
Franca është një shtet i vogël, dhe me shumë vonesë është inkuadruar në arenën politike botërore. Lojërat me “terrorizmin islamik” kanë përfunduar në Siri. Nuk është koha e fabrikimeve të ngjarjeve sepse bota është në luftë. Djaloshi 18 vjeçar me origjinë nga Çeçenia i cili e “vrau” mësuesin për shkak të një karikature nuk i nderon francezët të thonë se e bëri një terrorist musliman. Në Francë jetojnë rreth 30% muslimanë, Makroni nuk duhet gacave t’iu hedhë barot, sepse vendi i parë që mund të digjet mund të jetë vetë ajo. Dr. Muhamed KAJOLLI Kriza e përgjithshme botërore vazhdon të…
Kryeministri Zoran Zaev pret që në fillim ose në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm të fillojë realizimi i autostradës drejt Kosovës. “Për pjesën e parë prej dy kilometra ka përfunduar tenderi, fitoi Granit. Pjesa e dytë është në fazën e përfundimit të shpronësimit, duhet të vendosim me Shtatmadhorinë e Armatës për ish poligonin i cili gjendet në atë pjesë. Për momentin bëhet zgjidhja edhe e atyre 600 metrave vendkalim ndërkufitar, gjegjësisht si të mbulohen nga IPA komponenta, ka informuar sot kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun kosovar Avdullah Hoti, i cili është për…
Edhe tre mësimdhënës dhe 13 nxënës janë në izolim për shkak të një nxënësi të klasës së parë me koronavirus në Kavadar, janë bërë edhe anketa dhe dezinfektim, konfirmoi për MIA-n Dr. Riste Jovanovski, specialist epidemiologu në Qendrën e Shëndetit Publik Kavadar. Në 24 orët e fundit, 12 raste të reja u konfirmuan në Tikvesh, 10 në Kavadar dhe dy në Rosoman. Ata janë të moshës 6 deri në 72 vjeç. Dy persona të moshës 51 dhe 53 vjeç u shtruan në spital.
Një aheng familjarë me 200 persona është ndërprerë mbrëmjen e djeshme në Haraçinë. Pjesëtarë të policisë dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut kanë intervenuar në një objekt hotilerik, për të zbatuar masat e ndërmarra nga Qeveria kundër koronavirusit. Kundër organizatorëve do të parashtrohen kallëzime penale. MPB Më 22.10.2020 rreth orës 21:00 policët nga SPB Shkup dhe inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut kryen kontrolle në lidhje me respektimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi, në një objekt hotelierik në fshatin Haraçinë. Kështu, në një objekt është mbajtur një festë familjare (dasmë), ku ishin të pranishëm 200 persona. Parashtrimet e duhura do…
Deklarata e dhënë nga kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, se ai nuk e njeh shtetin e Kosovës, madje duke pohuar se “Kosova është Serbi”, përveçse është skandal për një zyrtar, sepse bie ndesh me qëndrimin publik shtetëror, është njëherazi edhe mosmirënjohje ose fyerje ndaj ndjenjave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për të cilët Kosova nuk është vetëm shteti që është njohur nga shteti ynë, por edhe shtet me të cilin ata janë të lidhur edhe familjarisht dhe historikisht.Prandaj AlternAtivA pret nga LSDM-ja që së paku ajo të distancohet nga kjo deklaratë, ndërsa nëse kjo qeveri vërtet dëshiron të…

