Paga mesatare mujore e paguar neto për të punësuar në tetor të këtij viti arriti në 27,899 denarë dhe u rrit për 8,4 për qind krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.
Kjo rritje është kryesisht për shkak të rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për të punësuar në sektorët: shëndetësi dhe kujdes social (12 për qind), art, argëtim dhe rekreacion (11.6 për qind) dhe industrinë e përpunimit (11 për qind).
Rritja e pagës mesatare mujore neto të paguar për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, u regjistrua në sektorët e mëposhtëm: objektet për akomodim dhe aktivitetet e shërbimit ushqimor (4.4 për qind), tregti me shumicë dhe pakicë; riparimi i automjeteve dhe motoçikletave (4.4 për qind) dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (3.6 për qind).
Paga mesatare mujore bruto e paguar për të punësuar në tetor të këtij viti arriti në 41,654 denarë.




