Konceptin e ri për arsim fillor që e paralajmëroi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ndërsa me të cilin parashikohet bashkimi i lëndëve historia me gjeografinë dhe shoqëria civile, dhe biologjia me fizikën dhe kiminë ditëve të fundit ka shkaktuar reagime në opinion. Për këtë qëllim, dje Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) përmes prezantimit i shpjegoi një pjesë të kujdesit që i kanë qytetarët, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit lidhur me konceptin e ri.
Vendosja e lëndës mësimore shkencat shoqërore nuk do të thotë se tërhiqet lënda mësimore histori, por përmbajtjet prej saj mbesin pjesë e detyrueshme nga programi mësimor i integruar.
Përmes integrimit të përmbajtjeve nga historia, arsim qytetar dhe gjeografi, mësimdhënësit në këto lëndë vazhdojnë të punojnë në shkollë, por tani së bashku e planifikojnë mësimin, i lidhin dukuritë dhe proceset shoqërore, ndërsa nxënësit i mësojnë nga perspektiva të ndryshme. Gjithashtu, koncepti për arsimin fillor e jep “kornizën” sipas së cilës planifikohet arsimi fillor dhe dokumenti nuk i fshin përmbajtjet nga lëndët mësimore, por as nuk parashikon ndërrimin e përmbajtjeve nga lënda e historisë.
Zhvillimi i programeve mësimore individuale do ta ndjekë në zhvillimin dhe pranimin e Konceptit. Programet mësimore do të hartohen nga mësimdhënës, profesorë universitarë dhe këshilltarë nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit.
Sipas MASH-it, programet mësimore të integruara ndikojnë pozitivisht në arritjet e nxënësve dhe i mundësojnë ta shfrytëzojnë atë që e kanë mësuar edhe jashtë kufijve të lëndës së caktuar, ta shfrytëzojnë njohurinë e tyre në mënyrë krijuese dhe të zhvillojnë të menduarit kritik dhe strategjitë efektive për mësim.
Ata sigurojnë koncepti për arsim fillor nuk e përcakton numrin e mësimdhënësve. Analizat e realizuara tregojnë se të gjithë mësimdhënësit mbeten në punë, sepse numri i përgjithshëm i orëve në planin mësimor nuk është zvogëluar.




