Sot ka vazhduar gjykimi në rastin “Target-Fortesa” për përgjimin antiligjor. Seanca e sotme vazhdoi me prezantimin e dëshmitarëve të rinj. Njëri nga të dëmtuarit në këtë rast, Sinisha Aleksovski, ish drejtor i Agjencisë për Zbulim dhe këshillatar për siguri i ish presidentit Ivanov, në deklaratën e dorëzuar në gjykatë kërkon dëmshpërblim në vlerë prej 10 milionë eurove nga i akuzuari Sasho Mijallkov, drejtor i mëhershëm i DSK-së.
Në këtë rast, gjithsej janë 105 kërkesa për kompensim.
Aleksovski kërkon të konfirmohet përgjegjësi nga zyrtarë të autorizuar në MPB, të cilët gojarisht ose me shkrim kanë kërkuar zbatimin e masave antiligjore për përgjim. Ai kërkon përgjegjësië nga zyrtarët që kanë shfrytëzuar materialet e fituara në mënyrë joligjore dhe nga zyrtarë në MPB në kompjuterët e të cilëve janë transferuar materialet e përgjuara.
Siç transmeton gazeta Lajm, Aleksovski, që edhe vetë është ish i punësuar në Agjencinë e zbulimit, kërkon të vërtetohet nëse në periudhën nga shkurti 2007 deri në shkurt të vitit 2017, në MPB dhe DSK ku kanë qenë të vendosura sistemet e përgjimit, kanë qenë prezent pa autorizim zyrtarë të vendeve të huaja, mes të cilëve edhe oficer i një shërbimi të huaj sekret me iniciale R. B., i akredituar në vitin 2017 si asistent-atashe në një ambasadë të huaj në Maqedoni. Aleksovski poashtu kërkon përgjigje edhe në pyetjen nëse në bazë të një akti të Agjencisë për zbulim (Aktivitete për furnizim me pajisje për përgjimin e komunikimeve telefonike nga 20 maji 2014), është kryer furnizim antiligjor i pajisjeve për përgjim për nevojat e një partie politike.
Data 14.09.2026
Aktuale
- Trump: Irani kërkon marrëveshje urgjentisht, por vendimin për negociatat e marrim ne
- Në pritje të vendimit më 16 shtator/ Reuters: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë, “ngjarje tektonike” për Kosovën dhe rajonin
- Lola e Dautit i tranoi krejt dasmorët me fustanin dhe stilin e flokëve, po duket si të ishte 20-vjeçare – për bukuri
- Qëndresë, rezistencë, 107 ditë revoltë/ Pas ndalimit te Blloku i Sigurisë dhe Prokuroria e Tiranës, protestuesit vijojnë sërish marshimin në rrugët e kryeqytetit
- Skandali ‘KAYO’, Hoxhaj: U dhanë 30 milionë euro nga buxheti i shtetit për makina të salduara në një kapanon
- Aleanca për Shqiptarët konfirmon mbështetjen për Arkin Jahiun në Bërvenicë
- Aleanca për Shqiptarët konfirmon mbështetjen për Arkin Jahiun në Bërvenicë
- Marshim-protestë në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion, Rama jepe dorëheqjen



