Në territorin e qytetit të Shkupit dje policia ka shqiptuar 285 masa, mes të cilëve edhe 33 për drejtim të automjetit pa patent shoferi, 20 për drejtimin e automjeteve nën ndikimin e alkoolit, 18 për probleme teknike dhe të paregjistruara, kumton MPB.
Në kuadër të masave të përforcuara të kontrollit në sferën e komunikacionit janë shqiptuar edhe 85 masa për parkim jo të rregullt, ndërsa 18 për automjete të ngritura nga automjeti i posaçëm karrotrec. Për mosmbajtje të maskës për mbrojtje janë shqiptuar 22 sanksione.
Policia bën thirrje që qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit.



