Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ka prezantuar programin e ri për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizim. Në dokument përfshihen vazhdimi i decentralizimit dhe financimi i qëndrushëm i komunave, digjitalizimi i shërbimeve administrative, përmirësimi të shërbimeve komunale dhe sociale, zhvillim më dinamik lokal dhe mbrojtje të mjedisit jetësor. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski tha se kjo është strategji për 10 vitet e ardhshme, ndërsa ligji i ri për zhvillim të ekuilibruar rajonal dhe dy dokumentet janë në procedurë kuvendore.
Goran Milevski, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale
“Në të njëjtën kohë jemi duke realizuar 26 projekte të reja për zhvillim të ekuilibruar rajonal në 8 rajone të planifikimit në vlerë prej 321 milion e 580 mijë denarë. 18 projekte në zonat me nevoja specifike të zhvillimit në vlerë prej 36 milion denarë. Kemi 14 projekte për zhvillim të fshatrave në vlerë prej 15 milion e 460 mijë denarë për infrastrukturë më të mirë komunale dhe rrugore”
Ministri Milevski tha se kriza ekonomike dhe zgjedhjet kanë reflektuar në dinamikën e punës, por nënvizoi se projektet e rëndësishme janë realizuar në vazhdimësi me mbështetje të madhe të partnerëve.




