Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski akuzon Petre Shilegovin se si kryetar i Qytetit të Shkupit i paguan vetes së vet për konsultime për punë juridike. Për këtë Shilegov sipas tij ka paguar 50.000 denarë në muaj. Mesatarisht, siç thotë ai, paguan 10.000 euro në vit. Sipas Stoilkovskit, kjo është konfikt interesi, korrupsion klasik dhe keqpërdorim të funksionit.
Naum Stoilkovski, zëdhënës i VRMO-DPMNE-së 0
“Kryetari Petre Shilegov ka bërë Marrëveshje dhe ka paguar zyren juridike Shilegov. Për Petre Shilegovin pak është paga si kryetar i Shkupit, posaqërisht që nuk punon asgjë, por edhe duhet të merë edhe honorar nga arka e qytetit. Me vite, avokati Petre e ka konsultuar kryetarin Shilegov për çështje juridike”.
Kryetari Shilegov menjëherë i është përgjigjur akuzave të VMRO-DPMNE-së. Sipas tij, këto pohime janë një gënjeshtër e madhe me qëllim që të manipuohet opinion. Ai sqaron se këtë Marrëveshje e ka bërë prej kohës kur ka qenë deputet dhe thotë se asnjë denarë i arkës së qytetit nuk shkon tek zyra e tij juridike.
Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit
“Unë qysh kur kam qenë deputet kam bërë Marrëveshje për konsultime me zyren time juridike dhe në fakt ajo më paguan mua. Ja Marrëveshja që është bërë në vitin 2015. Qyteti i Shkupit dhe unë si kryetar nuk kemi nënshkruar marrëveshje të tillë. Për mua nuk është aspak problem, kushdo qoftë le të tregoj se një denarë nga arka e Qytetit ka hyrë në zyren time juridike, përkundrazi unë marrë paratë e mia nga zyra ime juridike si Petre Shilegov”.
Kryetari Shilegov i tregoi edhe dokumentet me të cilat siç tha demanton pretendimet e VMRO-së opozitare.




