Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi nuk gjenë kohë për të folur e sqaruar me mediat të cilat e pyesin për problemin e nënshtetësive, njofton Neës33.tv.
Problemi i nënshtetësive është një problem me të cilin identifikohen një numër i madhë i shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Tv21, ishte munduar sot ta kontaktonte Zv.ministrin Bushi por ky i fundit nuk ka gjetur kohë të tregojë se në çfarë mënyre do ta rregullojë këtë problematikë.
Paraardhësi i Bushit, zv ministri Nuhiu në vitin 2018, pra dy vite më parë kishte premtuar se do t’u dalë në ndihmë por sipas rezultateve, shqiptarët si atëher edhe tash janë në mëshirën e fatit.
Rasti i fundit që është bërë publik për këtë problematikë është se nënshtetësi nuk ka nëna e deputetes së Alternativës nga Sllupçani.
Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në Kuvend kanë dorëzuar propozim ligj lidhur me nënshtetësitë, kundër kësaj ashpër kishte reaguar lideri i partisë “E Majta”.




