Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot edhe një herë i ka potencuar masat për mbrojtje nga koronavirusi. Siç tha ati, mbajtja e maskave në ambient të hapur është shumë e rëndësishme për të parandaluar shpërndaren e koronavirusit. “Nuk ka nevojë që të propozohet masë e re restriktive. Ne javën e kaluar kemi propozuar tri masa. Atë e kanë implementuar edhe shtetet e tjera evropiane. Nëse mbahen maskat në ambient të hapur, do të zvogëlohet numri i të infektuarve”, deklaroi sot Filipçe.

Lexo më Shumë

Mjeku dhe dentisti, të cilët punojnë në ambulancën e burgut në Shtip, janë pozitivë për coronavirus. Ata janë të infektuar nga një i burgosur, i cili javën e kaluar ishte rasti i parë i konfirmuar në këtë institucion. Drejtori i burgut të Shtipit, Miki Todorov tha se sot është planifikuar të testohen dy punonjës nga burgu në Shtip, pasi kanë pasur kontakte me të infektuarit dhe po presin rezultatet. Nëntë të dënuarit, të cilët ishin izoluar pas kontaktit me të dënuarin e infektuar, nuk kanë asnjë simptomë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa përveç këtyre dhe dy të…

Lexo më Shumë

Probleme të shumta po shoqërojnë nxënësit dhe mësimdhënësit gjatë realizimit të mësimit online. Mësimdhënësit ankohen për mungesë të kushteve për punë. Ndërkohë, nxënësit thonë se nuk po realizohen të gjitha orët mësimore të parapara me orarin shkollor. Alsat kontaktoi shkolla të caktuara por asnjë prej tyre nuk pranojnë mangësitë e realizimit të mësimit online, pavarësisht se nxënësit dëshmojnë të kundërtën. Alsat ka siguruar disa biseda me nxënësit të cilët dëshmojnë se po humbin nga mësimi dhe se mësimi nga distanca po realizohet me shumë vështirësi. Ndërsa disa heshtin, drejtori i shkollës fillore “Rexhë Rushit Zajazi” në Kërçovë pranon se po…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, sot duke komentuar kontestet historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, deklaroi se pala maqedonase dhe bullgare kanë bisedime dhe qëllimi është që vendi të ecë përpara, për çka beson se nga pala maqedonase po bëhen përpjekje maksimale, raporton Portalb.mk. “Ne kemi bisedime, një pjesë e atyre bisedimeve janë me materiale të shkruara, duhet t’i japësh formulimet me të cilat bisedohet, ndërsa unë nuk do të komentoja. Jemi të përgjegjshëm, duam që vendi të shkojë përpara dhe besoj se i japim përpjekjet dhe përkushtimin maksimal, kemi aspirata pozitive, kujdes, miqësi që të arrijmë marrëveshjet”, deklaroi…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë akoma nuk ka nisur hartimin e draftit për përfshirjen e masave anti-Kovid në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse. Në këtë situatë nuk është përfshirë as Sekretariati Ligjvënës në kuadër të Qeverisë, trup profesional ky i cili shqyrton versionin përfundimtar të amendamenteve të Qeverisë për ligjin kundër sëmundjeve ngjitëse. Ky ligj, në kuadër të dispozitave nuk njeh llojin e virusit Sars-Cov-2 apo Korona virusin. Ndryshimet do të bazohen në nenin 55 të Ligjit për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse. Neni 55: “Në rast të paraqitjes së ndonjë sëmundje ngjitëse që nuk është e paraparë…

Lexo më Shumë

Një bord iniciues i formuar nga shtetas të Maqedonisë që banojnë në Gjermani përmes një letre të hapur apelojnë për përmirësimin e shërbimeve në misionet diplomatike dhe konsullore të vendit dhe kërkojnë thjeshtimin e procedurës për marrjen e pasaportave të Maqedonisë. “Përderisa rritet nevoja për informacion të saktë dhe të shpejtë, mënyra e funksionimit të misioneve diplomatike dhe konsullore mbetet e njëjtë. Ne i vlerësojmë shërbimet që i marrim prej tyre si të padenja dhe të pamjaftueshme për ne. Këto shërbime janë në nivel të vjetruar dhe nuk ofrojnë shërbim fleksibil, efikas dhe të denjë për qytetarët tanë në Gjermani.…

Lexo më Shumë

Sllovenia e mbështet fuqishëm anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian, bën të dituri zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi pas takimit me Ambasadorin slloven Millan Predan. Grubi shton se të dy vendet vazhdojnë të promovojnë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë. “Miqësia midis Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë është në nivel të lartë dhe vazhdon përmes mbështetjes sllovene për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe si partnerë në NATO, të dy vendet vazhdojnë të promovojnë bashkëpunimin e mirë në fushën e ekonomisë. Këto ishin vetëm një pjesë e bisedës që sot zhvillova me ambasadorin e Sllovenisë z.Millan Predan. Me ambasadorin Predan…

Lexo më Shumë

Qeveria synon ta privatizojë “Postën e Maqedonisë”. Në seancën e fundit, zv. kryeministri për çështje ekonomike, ministri i ekonomisë dhe drejtori i “Postës” janë angazhuar që së bashku të përgatisin studim fizibiliti për procedurën e privatizimit të kompanisë. Janë ofruar dy opsione: partneritet publiko-privat ose privatizimi i plotë. Kryeministri Zaev tha se vendet me të cilat konkurron Maqedonia kanë postë kryesisht private kurse qëllimi është që qytetarët të kenë shërbime më të mira postare. Në të njëjtën kohë “Posta e Maqedonisë” kërkon bankë që duhet të bashkëpunojë me ta pas falimentimit të bankës “Eurostandard”. Deri më tani, tetë banka janë…

Lexo më Shumë

Fondi Monetar Ndërkombëtar po parashikon një recesion të thellë global në vitin 2020 për shkak të pandemisë së Covid-19, duke theksuar se ekonomitë globale pritet të tkurren me 4.4 për qind. Duke folur të martën në Forumin Ekonomik Botëror të FMN-së në Boston, ekonomistja e lartë e FMN-së, Gita Gopinath tha se pandemia ka shkaktuar mbylljen e bizneseve dhe industrive në të gjithë botën. Ndërsa shumica e ekonomive të botës janë rihapur, duke e shtyrë FMN-në të bëjë ndryshime të vogla në parashikimin e saj të qershorit, zonja Gopinath tha se rritja e rasteve me koronavirus dhe pasiguritë e tjera…

Lexo më Shumë

Nën ndikimin e një vale të lagësht, nesër në orët e pasdites do të ketë reshje shiu në pjesët perëndimore, të cilat do të intensifikohen gjatë natës dhe do të përhapen në zona të tjera. Siç paralajmëron DPHM, do të ketë reshje më të mëdha në pjesët veriperëndimore, mbi 30 litra për metër katror. Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe të premten kur do të ndiqen lokalisht me paraqitje të bubullimave. Më pas vijon periudhë e motit kryesisht të qëndrueshëm me temperatura të ulëta në mëngjes. Temperaturat nesër do të lëvizin nga minimumi katër gradë në mëngjes deri në…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë ditës së sotme realizoi takim me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Emilio Lorenzo Serra dhe këshilltarin për bashkëpunim ekonomik Roberto Ruiz Antolin. Temë e takimit ishin marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve si dhe mundësitë dhe potencialet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Ambasadori Lorenzo Serra përgëzoi zgjedhjen e Qeverisë së re, si dhe uroi ministrin Bekteshi për rizgjedhjen Ministër i Ekonomisë. Ministri Bekteshi e informoi ambasadorin Serra për politikat dhe masat e zbatuara nga Qeveria lidhur me trajtimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia, kryesisht në drejtim të mbështetjes së ekonomisë. Ministri Bekteshi shprehu falënderimet…

Lexo më Shumë

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”Bekim Memeti ka vazhduar me angazhimin e tij maksimal për asfaltimin e shumë rrugëve dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe jo vetëm ,në shumë zona të ndryshme të vendit informon Tetovasot.Au njihet si njëri ndër drejtorët më të suksesshëm në këtë drejtim ,i angazhuar prej kohësh në shumë zona shqiptare për përmirësimin e infrastrukturës.Me këtë rast drejtori Memeti është rikthyer sërish në disa zona shqiptare duke përmbushur premtimin e dhënë para disa ditëve. . Kjo ka të bëjë me nisjen e asfaltimit të rrugëve në komunën e Dollnenit, më konkretisht Zhitoshë -LLazhan. Drejtori Memeti poashtu…

Lexo më Shumë