Lufta kundër korrupsionit dhe krimit është drejtimi i vetëm për shoqëri të drejtë. Përfundimisht drejtësia dhe rendi vlejnë për të gjithë njësoj. E Lufta jonë është dhe do të jetë e gjatë, vrapojmë maraton dhe jo sprint. Janë harruar shumë vlera dhe një sistem i tillë nuk demontohen lehtë. Kështu ka deklaruar zv/kryeministri për korrupsion Lupço Nikollovski në 100 ditët e para të Qeverisë.
“Nuk ka rrugë tjetër përveç se përgjegjësisë dhe transparencës. Nuk ka rrugë tjetër të sigurt përveç se të dëshmojmë se ka njerëz që punojnë për qytetarët. Nuk ka njerëz të përkryer dhe funksionar të pagabueshëm por nuk do të heshtim para funksionarëve që keqpërdorin të mirat e qytetarëve dhe vendosin për vete dhe për askënd tjetër. Punoj me ekip shumë të vogël, të rinj të angazhuar që duan të ndryshojnë gjërat për të mirë, por mos harroni se kjo është luftë e përbashkët, na duhen media të guximshme por edhe parti transparente. Na duhet mbështetje për rrugën e drejtë pas së cilës u rreshtuan qytetarët”, ka deklaruar Nikollovski, raporton SHENJA.



