“Pasi që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka caktuar që përfaqësues special për bisedime me Bullgarinë të jetë Vlladimir Buçkovski, detyrimisht shtrohen dy pyetje: a është kjo shenjë se ka dështuar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, apo shefi i tij, Z. Zaev, nuk ka besim që një shqiptar të zhvillojë negociata që janë kaq të rëndësishme për identitetin etnik dhe
gjuhësor të maqedonasve?
Sido që të jetë përgjigjja e këtyre pyetjeve, e vërteta lakuriqe mbetet se kjo qeveri ka dështuar në shtyrjen e procesit të integrimit, ka dështuar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjin tonë
lindor dhe, së fundi, ka dështuar në krijimin e kohezionit të brendshëm politik për tema kaq të rëndësishme.
Prandaj, AlternAtivA konkludon se Buçkovski, përveçse sinonim i dështimit të Osmanit e Zaevit, më shumë se kaq është simbol i ngërçit të integrimeve dhe pesimizmit të qytetarëve tanë, si dhe mesazh
se në vend që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtar i BE-së, qytetarët e saj do të duhet të bëhen emigrantë në BE.” – deklarojnw nga partia AAA.
Data 15.09.2026
Aktuale
- Gruda i prerë: Çdo vendim të këtij Kuvendi e çojmë në kushtetuese
- Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin
- Presidenti turk: Pakti i mbrojtjes i Mekës i dërgon sinjal botës islame
- Për herë të parë pas rrahjes së Edit, reagon më në fund Jozi, jep lajmin që askush nuk e priste
- Rrahin barbarisht indianin, arrestohen dy shqiptarë dhe një grek
- Trump: Irani kërkon marrëveshje urgjentisht, por vendimin për negociatat e marrim ne
- Në pritje të vendimit më 16 shtator/ Reuters: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë, “ngjarje tektonike” për Kosovën dhe rajonin
- Lola e Dautit i tranoi krejt dasmorët me fustanin dhe stilin e flokëve, po duket si të ishte 20-vjeçare – për bukuri



