Pronarët e 179 ndërmarrjeve morën ndihmë shtetërore për t’i paguar pagat, por atë e kanë mbajtur për vete.
Drejtorja e DAP-it, Sanja Llukarevska, thotë se shteti është dëmtuar madje për 85 mijë euro, ndërsa rreth 340 punonjës nuk i kanë marrë pagat e tyre të tetorit. Vijon vërejtje, më pas pagesë e detyrueshme, por edhe kërkesë për përgjegjësi penale.



