Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar mbajtjen e takimit të liderëve deri në fund të vitit lidhur me eurointegrimet, krizën e kovidit dhe pika tjera me interes për qytetarët. Pret që takim të tillë të thirr presidenti Stevo Pendarovski, por nëse nuk cakton takim liderësh shefi i shtetit, atëherë atë do ta bëjë ai.
“Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski e ftoi presidentin e shtetit të thirr takim liderësh, por nuk jam në rrjedha se çka ndodhë. Nëse nuk thirret një takim i tillë liderësh, unë do e kisha kontaktuar sot- nesër presidentin e shtetit për një qëllim të tillë, nëse jo, me siguri unë deri në fund të vitit do të thirr takim liderësh edhe për shkak të eurointegrimeve, por edhe për shkak të përballjes me krizën e kovidit dhe të gjitha sferat tjera me interes për qytetarët për të cilat do të mund të diskutojmë në takim”, ka thënë Zaevi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në kuadër të llogaridhënies së qeverisë në 100 ditët e para të mandatit.
Data 17.11.2026
Aktuale
- Emocionuese: Pas kaq vitesh pritje, Besi dhe Valira po bëhen prindër për herë të parë – emocione të forta
- Situatë alarmuese: Mes lotësh, banorja e Big Brotherit të Kosovës kërkon të largohet urgjentisht nga shtëpia
- Nga Igli Tare tek Arbër Abazi, Ergys Verdho, Pandeli Carapuli, Viola Haxhiademi e Joana Bushi/ Emrat e të pandehurve në dosjen “Balluku”, ja akuzat
- Paradoksi i Lidl në Ballkan/ 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës
- Emocionuese sa s’ka më: Ish-banori i BBVK 2, Besi, po bëhet baba për herë të parë
- Pas dy vitesh zvarritje, AKSHI anulon tenderin 2.4 milionë euro për biletat online të muzeve
- Rudina Dembacaj e nis fuqishëm natën në Prime, bën deklaratën e papritur për këtë banore të Big Brotherit
- OKB-ja: Pothuajse 4 milionë sirianë janë kthyer në shtëpi që nga rënia e Asadit, nevojat mbeten akute



