Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur në sferën e transportit. është realizuar avancim i kufizuar, por vetëm lidhur me lidhshmërinë. Është i nevojshëm përkushtim i rritur politik për zbatimin e reformave të nevojshme sektoriale dhe më shumë përpjekje për përforcimin e kapaciteteve administrative dhe operative për të gjitha llojet e transportit. Nuk ka avancim në përfundimin e reformave kyçe në sektor dhe rekomandimet nga viti 2019 mbesin të njëjta, thekson Komisioni Evropian në kapitullin 14 – politikat transportuese nga Raporti për avancimin e shtetit. Sipas rekomandimeve të KE-së, shteti vitin e ardhshëm duhet ta përforcojë kapacitetin operativ dhe administrativ…
Author: Hamdi Kumanova
Maqedonia e Veriut ende është në pritje të konfirmimit të qartë nga Bullgaria për mbështetje për fillimin e negociatave me BE-në, gjegjësisht mbajtje të Konferencës ndërqeveritare gjatë kryesimit gjerman deri në fund të vitit, pasi Sofja porositi se para hapjes së negociatave aderuese duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet për çështjet historike. Kryeministri Zoran Zaev dje deklaroi se bisedimet mes ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe kryeministrit të bullgarisë Bojko Borisov ishin të mira, por bisedimet mes ministres Ekaterina Zaharieva dhe ministrit Bujar Osmani nuk ishin aq të mira. Ajo që është propozuar nga ajo anë nuk është as fqinjësi…
Mbrëmë në disa fshatra të komunës Sarajit policia me kontroll të shtuar të komunikacionit. Siç bëhet e ditur nga banorët, në hyrje-daljet e vendbanimeve Saraj, Gllumovë, Kondovë, Lubin dhe Gërçec policia ka kryer kontrolle të detajuara për rrespektimin e masave të Qeverisë për mbrojtje nga pandemia Covid19. Kontrollet e këtilla mësohet se do vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Dy deputetë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në dy ditët e fundit kanë deklaruar se janë pozitivë për Covid-19, ndërsa ende nuk ka informacion se sa nga kolegët dhe punonjësit e tyre për shkak të kontaktit me ta do të duhet të shkojnë në vetë-izolim ose të bëjnë teste nëse kanë simptomat e sëmundjes. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot tha se gjatë ditës do të dihet se sa deputetë duhet të shkojnë në vetizolim sepse anketat epidemiologjike janë ende duke u përgatitur. “Sot do ta dimë sepse anketat epidemiologjike duhet të përfundojnë”, tha Filipçe. Deputeti Laze…
Menaxheri dhe burri i këngëtares Aida Doçi, Naser Qeli, në orët e vona të së shtunës ka thyer dyert e Gazetës Express dhe është futur brenda redaksisë. Ai për shkak të një teksti ku Gazeta Express ka raportuar për ish-gruan e tij, ka kërcënuar gazetarët e Gazetë Express. Naser Qeli pavarësisht insistimit të gazetarëve për t’u qetësuar, ka refuzuar dhe ka kërcënuar në vazhdimësi. Madje ka përmendur edhe armën e zjarrit. Gazeta Express ka njoftuar edhe Policinë e Kosovës në lidhje me rastin.
Kryeministri Zoran Zaev sot tha se ai pret që Kuvendi të fillojë të punojë online, pasi dy deputetë dolën pozitivë me Covid-19. Ai beson se qeveria dhe opozita do të bien dakord të punojnë online dhe në atë mënyrë Buxheti do të votohet dhe informohet se seanca e ardhshme e qeverisë do të jetë gjithashtu online me rekomandim të autoriteteve shëndetësore. “Besoj se Kuvendi do të kalojë menjëherë në opsionin online nëse deputetët bien dakord, në përputhje me procedurën e Rregullores. Qeveria do të ketë seancën e ardhshme online të martën. Ne ende nuk kemi një person me simptoma ose…
Ndërtimi i shkollës së premtuar në Idrizovë nuk do të nis këtë vit. Nëse kompletohet dokumentacioni i duhur ndërtimi i shkollës mund të filloj gjatë vitit 2021. Ministrja e Arsimit, Milla Carovska thotë se shkolla në fjalë mund të filloj të ndërtohet në momentin që do të sigurohet leja për ndërtim dhe projekti adekuat. Nëse kjo shkollë hyn në ato që janë prioritare dhe nëse kjo shkollë ka dokumentacion të plotë me miratim për ndërtim, sigurisht që në vitin 2021 do ta vendosim. Shërbimet janë në komunikim dhe koordinim, në momentin kur unë do të marr përgjigjen po, kjo shkollë…
Inspektorati Shtetëror i Tregut mbrëmë ka kryer 36 mbikëqyrje dhe 488 kontrolle në objekte hotilerike në më tepër qytetet të vendit. Në një pjesë të objekteve, inspektorët kanë vërejtur parregullsi në lidhje me mosrespektimin e protokolleve shëndetësore dhe orarit të punese si dhe shkelje të Ligjit për mbrojtje nga duhani. Inspektorati Shtetëror i Tregut “Pas kontrollit të bërë ISHT do të ngrit 12 kallëzime penale për mosrespektimin të protokolleve shëndetësore në Shkup, Ohër, Manastir dhe Kërçovë. Dy kallëzime penale janë regjistruar në objekte në Shkup dhe Tetovë. Në një objekt nuk është respektuar Ligji për mbrojtje nga duhani” Inspektorati Shtetëror…
Shumica parlamentare ka ngelur pa dy deputetë dhe me këtë është rrezikuar kjo shumicë në institucionin ligjdhënës. Rrezikimi i shumicës parlamentare vjen pas infektimit të dy deputetëve me virusin kovid 19. Pas Ismail Jahoskit nga Bashkimi Demokratik për Integrim, i infektuar rezultoi edhe deputetii LSDM-së nga Ohrit, Llaze Tanevski. Pa mbështetjen e opozitës është e pamundur të miratohet ndonjë ligj i ri, meqë për shumë ligje nevojitet shumicë e thjeshtë prej 61 votave. Përmes një statusi në rrjetet social Fejsbuk Tanevski konfirmoi se është i infektuar. “Për shkak të një udhëtimi privat të domosdoshëm, me vetë-iniciativë bëra test për COVID…
Ministria e Shëndetësisë informon se ata janë duke punuar në mënyrë aktive në riorganizimin e ambienteve spitalore dhe personelit mjekësor sipas sistemit të rotacionit në shëndetin publik për t’iu përgjigjur periudhës së ardhshme dhe rritjes së mundshme të numrit të shtrimeve në spital të pacientëve me KOVID-19.Kapaciteti i Klinikës për Sëmundje Infektive në Shkup është pothuajse i plotë dhe që nga dita e djeshme, spitali i modular me 72 shtretër spitalorë, i vendosur afër ndërtesës klinike, është plotësisht i përgatitur për shtrimin në spital dhe trajtimin e pacientëve.“Në deklaratën për media, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi që nga sot,…
Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e sotme në Trubarevë të Shkupit. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një makinë të cilët janë përplasur në stacionin e autobusit. Jozyrtarisht mësohet se ka një viktimë. Ekipet policore tashmë kanë kryer kontrollet dhe së shpejti priten informacione zyrtare në lidhje me rastin
Një bombolë gazi shkaktoi zjarr në dhomën e një shtëpie familjare në Kumanovë, informuan sot nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza. Në buletin thuhet se njësia zjarrfikëse territoriale Kumanovë ka intervenuar dje, në ora 16:50, pasi u informua për zjarr në shtëpinë familjare në lagjen Karposh në rr. “111”. Me këtë rast, për fat të mirë, nuk ka të lënduar. “Nga zjarri është përfshirë vetëm dhoma e shtëpisë ku ka qenë bombola e zjarrit, njësia zjarrfikëse ka vepruar në shuarjen e zjarrit me një automjet dhe tre zjarrfikës”, kumtuan nga QRMK – Kumanovë. Shkaku, por edhe vlera e dëmit…

