Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 243 masa, midis të cilave për vozitje pa patent shofer 21 sanksione, kumtuan sot nga MPB.
Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara në komunikacion, në Shkup dje janë shqiptuar 16 masa për automjete të paregjistruara, nëntë masa për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, 60 masa për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, 45 automjete janë marrë me “karotrec” dhe 27 mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.
Në kumtesën e MPB-së theksohet se kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë rregullat në komunikacion që të rritet siguria në komunikacion.



