Më shumë rastet më aktive me coronavirus në Maqedoni ka në Shkup, ndërsa pas saj vjen qyteti i Strumicës. Shkupi ka 1.586, ndërsa Strumica 245 raste. Koçani ka 220, dhe Tetova ka 213 raste aktive me coronavirus. Por, edhe në qytetet më të vogla numri është i lartë, kështu që Berovo ka 51 raste aktive, Vallandova 44, ndërsa Vinica 40.
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, uroi me rastin e 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore. “Të nderuar qytetarë, karakteri i një populli vlerësohet sipas sjelljes së tij në periudha historike kthyese. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur pjesa më e madhe e Evropës u okupua, ndërsa miliona njerëz ishin pa të drejta, fashizmi, në majë të fuqisë së tij, dukej tmerruese. Pikërisht në ato kohëra të zymta, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kishin guximin të përballen me të keqen më të madhe të shekullit të 20-të. Më 11 tetor të vitit 1941, partizanët e vendit…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se tërësisht është mbushur kapaciteti i Klinikës Infektive dhe se prej mbrëmë është aktivizuar spitali modular i vendosur në afërsi të ndërtesës së klinikës, njofton Portalb.mk. “Vala e vjeshtës me të infektuar me KOVID-19 e rriti numrin e pranimeve në Klinikën Infektive, kështu që prej pasdite janë mbushur të gjithë krevatet. Për këtë në funksion e kemi vendosur repartin modular”, deklaroi Filipçe. Në ndihmë ka ardhur edhe personeli nga Klinika e Pulmologjisë dhe nga Instituti i Sëmundjeve të Mushkërive të Bardha dhe Tuberkulozi. Ministri paraprakisht njoftoi se kanë mbetur vetëm edhe 10 vende të…
Maqedonia e Veriut nesër kremton 11 Tetorin- Ditës së Kryengritjes Kombëtare të Popullit Maqedonas.Me këtë rast kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka ururar të gjithlë qytetarët. Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më lejoni që tu uroj festën shtetërore 11 Tetori – Dita e kryengritjes popullore kundër fashizmit dhe luftës për liri. Është e gjatë rruga që njerëzimi e ka kaluar pasi i ka mposhtur forcat e këqija të fashizmit, ideologji politike e cila ka sjellë vetëm humbje dhe ka sjellë deri në ballafaqimin me anën negative të njeriut. Historia konfirmoi se e mira fiton dhe se…
Deputeti i LSDM-së Llaze Tanevski nga Ohri është pozitiv me koronavirus. Ai në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se është i infektuar, ndërsa familja e tij janë testuar dhe se të gjithë janë negativ. “Dua t’ju informoj se për shkak të një udhëtimi të paevitueshëm, me vetëiniciativë bëra testim për Kovid-19. Për fat të keq, edhe krahas respektimit të të gjithë masave dhe protokolleve nga ana ime, i njëjti është pozitiv. Njëherit, dua t’ju njoftoj se anëtarët e familjes time janë testuar dhe të gjithë janë negativ. Unë ndjehem mirë dhe nuk kam kurrfarë simptome. Masën për izolim do…
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) realizoi një projekt të ri për turqit jorukë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, duke pajisur ndërtesën e re shkollore të fshatit Gjokçeli në juglindje të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas një deklarate nga TIKA, shkolla fillore në fshatin malor Gjokçeli të banuar nga turqit jorukë, 10 kilometra nga qendra e Komunës së Dojranit, u furnizua nga agjencia turke me pajisjet e nevojshme. Shkolla me dy klasa në fshatin me 130 banorë është ndërtuar rishtazi nga komuna në vend të ndërtesës së vjetër të ndërtuar në vitin 1976. Në ceremoninë e hapjes…
OBRM-PDUKM kërkon që të hapet një procedurë për rastin e Agjencisë Kombëtare të Programeve Evropiane të Edukimit dhe Lëvizshmërisë “Erasmus +” në të cilën u zbulua se një floktares iu dhanë 270.000 euro. Sipas zëdhënësit të OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski, ky është një abuzim klasik i institucioneve. “Deri më tani, Prokuroria Publike për Krim të Organizuar duhet të kishte hyrë në agjencinë e drejtuar nga Lidija Dimova dhe të kishte hapur hetim. Por kjo nuk do të ndodhë nëse nuk ka presion publik”, tha Arsovski./Telegrafi/
Rikthimi i pjesshëm i nxënësve në shkollë pas 7 muajsh ndërprerje për shkak të gjendjes me Covid 19 është shoqëruar me probleme të ndryshme. Mësuesit thonë se shumë prej nxënësve po shfaqin vështirësi në shkrim dhe lexim, madje edhe në komunikim mes vete. Mësuesi, Mevludin Avdiu thekson se stresi i krijuar nga virusi korona ka ndikuar që nxënësit të frikohen të shprehen lirshëm. Vërejmë që nuk kanë mundur t’i arrijnë qëllimet arsimore të klasës së dytë. Tash, mungesat e klasës së dytë po i vërejmë në klasën e tretë, kanë probleme të ndryshme, për të shkruar, për të lexuar edhe…
Qendrat tregtare gjysmë të zbrazura, zgjedhje e vogël e produkteve vendore, çmime të rritura të pajisjeve IT. Kjo është përshtypja e parë e masës së Qeverisë kundër krizës “Fundjava pa TVSH”. Sot, ekipi i televizionit Alsat vizitoi disa qendra tregtare dhe pjesë të Shkupit ku shiten mallra teknike. Shumica e atyre që anketuam na thanë se nuk kishin dalë të blejnë për shkak të kthimit të TVSH-së. Ata që vendosën të shfrytëzojnë këtë masë ishin të interesuar të blejnë pajisje teknologjike, por disa prej tyre dolën të zhgënjyer nga dyqanet.“Katastrofë, çmimet janë më të larta dhe nuk ka mall. Cili…
“Në vend ka arritur vala e dytë e virusikorona t. Situata është nën kontroll por tejet serioze për momentin”. Kështu u shpreh zëvendesministri i shëndetësisë Ilir Hasani në “Intervistën e Javës “ në TVM-2. Sipas tij situata epidemiologjike nuk është për të nënçmuar dhe kërkon ndërgjegjësim nga të gjithë, duke repsektuar masat mbrojtëse dhe distancën nga ana e qytetarëve. “Ne do veprojmë ashtu si do të na ndikojnë numrat. Unë lus Zotin që numrat, shifrat të jenë më të ulta dhe lus qytetarët që të kenë kujdesë dhe të kuptojnë këtë punë seriozisht për shkak se lufta kryesore me pandeminë…
Në shkolla regjistrohen raste të reja me virusin korona. Dy nxënës në shkollën fillore “Llazo Tërpovski” të komunës së Karposhit kanë rezultuar pozitiv në testet për COVID 19. Nga komuna konfirmuan për Alsat se dy nxënësit janë infektuar nga prindërit e tyre dhe si pasojë, në izolim janë vendosur dy mësueset dhe nxënësit e dy klasave. Ditë më parë me koronavirus rezultoi një mësuese e shkollës fillore “Goce Dellçev” në komunën Qendër si dhe një nxënës i shkollës fillore “Kosta Racin” në fshatin Podaresh të Radovishit. Dy ditë më parë Ministria e Arsimit konfirmoi se si pasojë e koronavirusit nga…
Gjatë protestës së sontme, kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski i bëri thirrje pushtetit ta ndalë, siç tha ai terrorin mbi njerëzit që mendojnë ndryshe. Mickoski ftoi bashkësinë ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të dëgjojë fatet e këtyre njerëzve, që nuk dinë si ta presin fundin e muajit. “Sot mund të takoni baba të tre fëmijëve vetëm pse ka refuzuar ta votojë LSDM-në. Nënë e vetme është larguar nga puna pse ka refuzuar të anëtarësohet në LSDM. Tjetrit i është shqiptuar procedurë disciplinore vetëm sepse ka qenë pjesë e spoteve politike të VMRO-së…Për secilin prej tyre sot protestoj.” “Prandaj protestojmë nga…

