Gjykata Penale përballet me mungesë prej 20 gjyqtarësh. Kryetari Gjykatës Shkup 1, Ivan Xholev, ka konstatuar se pasi u bë kryetar i gjykatës, disa nga gjykatësit ose janë ngritur në detyrë ose janë pensionuar pa u plotësuar vendet me kuadër të ri. Më shumë se dhjetë herë Xholev ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor që të delegojë gjyqtarë për t’i plotësuar vendet e lira. Megjithatë, Këshilli nuk ka pasur mirëkuptim duke shpjeguar se Gjykata Penale në vitin 2019 ishte vlerësua si gjykatë e azhurnuar. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev, thotë se ai nuk ka ku të gjejë gjykatës për Gjykatën…
Author: Hamdi Kumanova
Bundestagu gjerman ka miratuar vazhdimin e të ashtuquajturve, “Rregulla për Ballkanin Perëndimor”, sipas të cilave qytetarët e rajonit edhe më tej do të mund të punojnë në Gjermani. Shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, pavarësisht nga kualifikimet zyrtare do të mund të punojnë në Gjermani deri në vitin 2023. Radio Deutsche Welle thekson se risi është që për këtë vit është miratuar kuotë, me limit prej 25.000 njerëzve. Vitin e kaluar, 27,259 viza u lëshuan nën projektin “Rregulla për Ballkanit Perëndimor”, edhe pse agjencitë e punësimit në Gjermani kishin dhënë leje…
Masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19 sipas ministrit të Shëndetësisë do të bëhet në përputhje me Kushtetutën. Ministri Venko Filipçe tha se edhe po të ketë pengesë juridike, do të kërkohet zgjidhje. “Rreth masave që po rekomandojmë tani…pamë që ka ekspertë juridik që tregojnë nëse një pjesë e masave janë apo jo në përputhje me Kushtetutën. Ne po marrim përvojat, mësimet, dhe kahjet nga vendet por edhe nga përvoja e deritanishme, dhe të vetëdijshëm se në periudhën në vazhdim mund të ketë grupime familjare me numër të madh të njerëzve, të cilët mund të formojnë mini-kllasterë, është…
Në pyetjet e gazetarëve në lidhje me largimin e disa mjekëve nga Spitali Shtetëror, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se kjo ishte për shkak të lodhjes nga lufta me virusin korona. “Të lodhur për të luftuar Covid-19, mjekët po largohen ose po njoftojnë se do të largohen nga Qendrat Klinike,” deklaroi Filipçe. Ai mes të tjerash njoftoi se infermieret që njoftuan largimin e tyre fundjavën e kaluar tani kanë konfirmuar shkuarjen në klinika private. Filipce gjithashtu përmendi që kolegët e tyre po vijnë në vendin e tyre.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp ka ritheksuar se numri i të diagnostikuarve me Covid-19 po rritet me shpejtësi. Filipçe theksoi se Shkupi për momentin ka kapacitete për të pranuar pacientë nëpër spitale, por që në disa qytete tjera nuk ka vende të lira nëpër repartet infektive. “Me të vërtetë është rritur numri i pacientëve të diagnostikuar me Covid-19 ditëve të fundit, me të vërtet është rritur numri i pacientëve që vijnë për tu pranuar në spital. Po mbushet kapaciteti me shpejtësi në të gjitha repartet infektive, jo edhe në Shkup, por gjithkund në vend.…
Harun Osmani nga Radusha e Maqedonisë së Veriut shënon 27 vjetorin e kontributit për të ngjallur mësimin e shkronjave të arta shqipe, madje edhe në mes të shtetit skandinav të Finlandës shkruan AMERIKA-RADIO. Harun Osmani është pedagog i shkëlqyer,mësues, gjuhëtar, patriot i flaktë, veprimtar i dalluar plot vite në qytetin Helsinki të Finlandës, nismëtar për hapjen e klasave me mësim në gjuhën shqipe në shkollat finlandeze. Pas një kërkese shumë këmbëngulëse, menjëher pas vitit 1993, kontriboi që të hapet një klasë shqipe në shkollën fillore edhe në Helsinki, me mësues Harun Osmani. Kjo është klasë e tipit të mësimit fakultativ,…
Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, në programin Këndi i Kimit në SYRI TV, komentoi faktin se progres-raporti i fundit i Komisionit Europian e veçonte Maqedoninë si shtetin që ka përparuar më shumë. Pasi u bënë vite që Shqipëria e mban peng Maqedoninë në rrugën drejt BE, duket se tani udhëtimi do ndahet. “Maqedoninë do e veçojnë nga Shqipëria në rrugën drejt BE,” tha Mehmeti. Sipas tij, edhe pse është një shtet multietnik, sërish është më stabël se Shqipëria. “Bëhet fjalë një shtet dyetnik që ende e vuan këtë problem. Edhe duke e zvarritur këtë problem, sërish është një shtet më…
Policia ka gjobitur 733 persona për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për t’u ballafaquar me COVID-19./Telegrafi/
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi mbrëmë se nëse masat për mbrojtje nga Kovid-19 nuk japin rezultate, atëherë do të ketë rekomandime për kufizimin e lëvizjes. Sipas tij, kapacitetet spitalore po mbushen dhe se mjekët dhe infermieret janë nën presion. Por, siç tha ato janë të motivuara, punojnë dhe nuk do të ndodhë që të sëmurët nga koronavirusi të mbeeten pa përkujdesje mjekësore. Për shkak të valës së pritur të vjeshtës dhe rritjes së rasteve, Filipçe nënvizoi se Komisioni për sëmundje infektive i propozoi Qeverisë masa kufizuese si mbajtja e obliguar e maskës në hapësira të hapura, ndalimi i grupimeve…
Kanë filluar punimet për krijimin e një hapsire të re parkimi në rr.Pere Toshev, lagja Xhon Kenedi, me rreth 300m2 e cila padiskutim se do të lehtësojë funksionimin e banorëve dhe do të eliminojë problemin me parkingun në këtë lokacion. Kjo iniciativë do të vazhdojë të përfshijë të gjitha lagjet e Çairit dhe hapësirat ku shfaqet si nevojë.
Filloi fundjava pa TVSH, masa nga pakoja e katërt e masave antikrizë. Qytetarët për qarkullimin që do ta bëjnë në këto tre ditë nga fundjava e vazhduar për prodhime dhe shërbime vendore, kompjuterë dhe IT pajisje do të marrin kthim të plotë të TVSH-së së paguar. Secili qytetar do të marrë kthim të tërë TVSH-së për qarkullimin e bërë në këto tre ditë deri në 30.000 denarë. Për këtë duhet të marrë llogari fiskale, në afat prej tre ditëve nga dhënia e llogarisë, ta skenojë përmes aplikacionit TVSH-ja Ime, ndërsa paratë do t’i kthehen në afat prej 15 ditëve në…
Mr. Hamdi Nuhiju Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut pas rritjes së numrit e të infektuarve me Kovid 19 ka propozuar një sërë masash që duhet të ndërmerren për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ajo që më së shumti ra në sy dhe u komentua më shumë nga ana e opinionit publik ishte vendimi që në shtëpitë private të njerëzve të mos ketë më shumë se 4 mysafir. Kur Komisioni për Sëmundje Infektive propozon një masë në publik për kufizimin e lëvizjes së njerëzve, ose në restorante e kafiteri mund të duket e logjikshme për vet faktin e…

