Ministria e Punëve të Brendshme informoi se dje në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 221 masa, në mesin e të cilave 28 për vozitje pa patentë shoferi, 20 për automjete të paregjistruara, 9 sanksione për kalim në semafor të mbyllur (në të kuqe), 17 masa për shfrytëzim të telefonit celular gjatë drejtimit të automjeti, 10 për mospërdorim të rripit të sigurisë.
Nga MPB theksojnë se janë shqiptuar edhe 45 masa për parkim të parregullt, 32 automjete janë marrë me “karrotrec”, 21 sanksione për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.
Kontrollet e përforcuara në komunikacion, siç thonë nga MPB, vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion që të rritet siguria në komunikacion.



