Në 24 orët e fundit në kovid qendrat në Shkup janë shtruar në spitale 50 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 478 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur gjithsej 19 pranime dhe tre pacientë janë shtruar në Institutin për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, tre në kovid qendrën në Klinikën e Neurologjisë, dy janë shtruar në ORL, dy në Klinikën e Dermatologjisë, tetë pacientë në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë dhe një Klinikën e Syrit.
Siç informon Ministria e Shëndetësisë, në kovid qendrat në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 12 pranime të reja të pacientëve, prej të cilëve një pacient menjëherë është vendosur në respirator. Në Klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme ka pasur 18 pacientë.
Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 37 pacientë të shëruar.
Për momentin në Klinikën e Lëkurës në kovid qendrën trajtohen 27 pacientë, në Klinikën e Neurologjisë 30 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 50 pacientë me simptoma të koronavirusit, në kovid qendrat e Klinikës së Neurologjisë për momentin janë vendosur 24 pacientë, në Klinikën për Sëmundje të Syrit 16 pacientë, ndërsa në ORL 23 të sëmurë. Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë 17 pacientë.
Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 109 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive 151 pacientë, derisa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët Kozle ka 31 pacientë, prej të cilëve 9 fëmijë dhe 22 të rritur.
Gjithsej 478 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Një pjesë e madhe e tyre janë në mbështetje të oksigjenit.




