I gjithë procesi do të zhvillohet përmes Ligjit për marrjen e nëpunësve shtetërorë dhe të punësuarve, propozimin dje e miratoi Qeveria, ndërsa Parlamenti do të duhet të marre vendim me shumicë prej më së paku 41 deputetëve.
“Këta njerëz aspak nuk janë fajtorë për atë që janë punësuar, ndërsa askush për 10 vite nuk i ka marrë në punë. Ministra, zv kryeministra, kryetarë komunash, drejtorë, të gjithë kanë punësuar njerëzit e vetë, këto ngelën. Me ligjin Qeveria në fillim do të duhet të miratoje plan për vendosjen e këtyre rreth 1.200 personave atje ku do të ketë vende të lira, ndërsa ka nevojë për punësim në vitin 2021. Do të sistemohen në institucione, të shihet ku mungon kuadër. Në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë do të bëhet transfer lista e këtyre të punësuarve sipas marrëveshjes kornizë. Institucioneve të cilave ju duhen të punonjës, në qoftë se dijen dhe kualifikimet e kuadrit të cilit e kërkojnë e ka trasnfer lista, do të obligohen që nga aty të punësojnë. Kuptohet, nëse përkon me vendbanimin e të punësuarit, për shkak se me forcë askush nuk duhet të shpërngulet në një qytet tjetër” deklaroi për SAKAMDAKAZAM.MK, Artan Grubi.



