Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, kanë paralajmëruar për sot dalje publike para gazetarëve. Konferenca për shtyp do të fillojë prej orës 12, ndërsa tema e saj do të jetë në lidhje me 100 ditët e para të “Qeverisë Zaev 2”, shkruan in7. Gjatë takimit është paraparë edhe prezantim i premtimeve të kësaj qeverie dhe mosrealizimeve të tyre.
Qeveria e drejtuar nga Zoran Zaev ndodhet para një sfide shumë të madhe sa i përket integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, pasi për shkak të mospajtimeve me Bullgarinë, kjo e fundit e bllokoi procesin, duke i dhënë kështu Zaevit dhe qeverisë së tij, “shuplakën” e radhës në procesin e fillimit të negociatave me BE’në.



