Me rastin e festës 8 Dhjetori – Shën Klimenti i Ohrit, një delegacion i Qeverisë, në përbërjen e të cilit do të jenë zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, ministrja e Kulturës Irena Stefoska dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot do të vendosë lule para përmendores së Shën Klimenti i Ohrit në BKU “Shën Klimenti i Ohrit”.
Para përmendores lule do të vendosë edhe një delegacion i Kuvendit, në përbërje të deputetëve Goran Misovksi, Maria Georgievska dhe Velika Stojkova – Serafimovska.



