Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar propozim Ligjin për sistemimin e nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i ashtuquajtur Programi К-5. Nëpunësit administrativë që deri më tani kanë qëndruar në shtëpi, sipas këtij ligji, do të sistemohen në organet e pushtetit lokal dhe shtetëror si dhe organe tjera shtetërore të themeluara në pajtim me Kushtetutën dhe me ligj. Kjo kategori e të punësuarve do të sistemohet edhe nëpër institucionet që kryejnë veprimtari nga fusha e arsimit, shkencës, shëndetësisë, kulturës, punës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve, sportit, si dhe në veprimtaritë tjera me interes publik të themeluara me ligj, kurse të organizuara si agjenci, fonde, institucione dhe ndërmarrje publike të themeluara nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose nga komunat, nga qyteti i Shkupit, por edhe nga komunat e qytetit të Shkupit dhe agjencitë aksionare në pronësi shtetërore. Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, më së voni 15 ditë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do t’i propozojë plan me qëllim sistemimin sa më të shpejtë të nëpunësve administrativ të cilët deri më tani kanë qëndruar në shtëpi.
Data 15.09.2026
Aktuale
- Aktgjykimi i Thaçit dhe të tjerëve: Çfarë pritet të ndodhë në seancën e rëndësishme
- PDK-ja kërkon të kontestojë zgjedhjen e Qeverisë Kurti në Kushtetuese
- Lëndohet punëtori nga Rostusha duke kryer punime pranë xhamisë
- Drejtonte automjetin nën ndikim të alkoholit, mbetet pa veturë dhe me padi
- Arrestohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre
- Kallëzim penal ndaj kryetarit të Strugës, Mendi Qyra, akuzohet se shkarkoi drejtorin dhe emëroi person që nuk plotësonte kushtet
- Pas kërcënimit, 27 vjeçari me nënën dhe tezen sulmojnë fizikisht 22 vjeçaren dhe familjarët e saj
- BDI: Ministri i Drejtësisë i VLEN-it barazoi viktimën me agresorin – dëm i paprecedentë ndaj kauzës shqiptare



