Agjencitë funerale kanë përfituar rreth 1,5 milion euro gjatë kohës së pandemisë. Çmimet e shërbimeve mortore janë rritur për pacientët e prekur nga CoVid-19, të cilët ndërruan jetë gjatë këtyre 9 muajve. Prej muajit mars deri në fillim të dhjetorit virusi korona jetën iu mori mbi 1,800 pacientëve në vend.
Reagime të shumta të familjarëve erdhën në rrjetet sociale, të cilët kanë paguar shuma të majme për të ndjerët që e pësuan nga ky virusi. Ata prapa kamerave thonë se ndjehen të mashtruar dhe se agjencitë e funeraleve kanë keqpërdorur tragjeditë për të përfituar shuma parash.
“Nga përvoja personale ju tregoj se mbi 60 mijë denarë kam paguar për te varrezat në Gjorçe-Shkup”.
“Nuk kishim zgjidhje tjetër, mezi gjetëm para borxh për të paguar këtë shërbim në varrezat e Butel”.




